Rikthimi në qarkun e Korçës, aty ku e kanë origjinën prindërit e saj si edhe bashkëshorti, për Olta Xhaçkën, kandidaten për deputete të PS është kthim te rrënjët.
Kështu e ka titulluar ajo videon e fundit që ka publikuar pasi i ka filmuar pamjet në Ersekë, Rehovë, Vithkuq, Korçë, Pogradec, Pustec, Maliq, Devoll etj, kandidatja Xhaçka, aktualisht ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, i bën homazh vlerave të banorëve të qarkut Korçë me mesazhin e bukur të dashurisë për rrënjët dhe përkushtimit ndaj punës e sfidave. Xhaçka renditet e pesta në listën e kandidatëve të qarkut Korçë, ku PS në zgjedhjet e 25 prillit synon të marrë 7 mandate.