RRESHEN - Një ngjarje e rëndë është shënuar sot për besimtarët e dioqezës së Rrëshenit, teksa ka ndërruar jetë nga një infarkt në zemër, prifti 72 vjecar i kësaj dioqeze, pader Vittorio Piubellini. Pader Vittorio, është ndjerë keq që në orët e para të mëngjesit, ndërsa rreth orës 09:00 tek shtëpia e priftërinjve ku banonte, ka kaluar atakun e parë kardiak, çka ka bërë që të dërgohet me urgjencë në spitalin e Rrëshenit.

Nga ekipi i mjekëve aty është punuar intensivisht për ta mbajtur në jetë, ndërkohë që është kërkuar ndihmë dhe nga spitali amerikan në Tiranë, nga ku është nisur dhe një ambulancë me pajiset e nevojshme të transportit për atje, por ataku kardiak ka qenë masiv, dhe ka qenë krejt e pamundur për ta mbajtur në jetë.

Burimet spitalore konfirmuan se një rast i tillë nuk është shpresëdhënës, për shkak të një infarkti masiv, ndërkohë që i ndjeri ka vuajtur dhe sëmundje të tjera si diabet të zhvilluar apo ftohje të hershme, çka kanë ndikuar në këtë arrest të fortë kardiak.

Menjëherë për të ndjekur ecurinë shëndetësore të Pader Vittorios, tek spitali ka shkuar dhe ipeshkvi monsinjor Kristofor Palmieri dhe priftërinj të tjerë, motrat dhe rregulltaret e kishës, të cilët më të mësuar vdekjen e Pader Vittorios, po kalojnë hidhërim të madh për një prej shërbyesve të denjë të Zotit. Pader Vittorio, shërbeu në Mirditë në disa famulli si Reps, Ndërfushas, Kacinare, Malaj etj, i ardhur nga Milano (Itali) që prej vitit 2005.
 


katedralia e rreshenit


katedralia e rreshenit

palmieri
(Në foto: Cristofor Palmieri, i cili ndodhet në spital pas vdekjes së priftit Vitorio)

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)