Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në qytetin e Rrëshenit dhe është dashur ndërhyrja e policisë, e njoftuar nga fqinjët e çiftit, për të shmangur tragjedinë. Mësohet se fillimisht bashkëshortët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ku me pas burri ka marrë sëpatën për ta goditur.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa pritet që të merret në pyetje 54-vjeçari për të sqaruar rrethanat e konfliktit me gruan e tij.
Çifti Rica kanë dy fëmijë, por në momentin e grindjes me njëri tjetrin në banesë nuk ka pasur asnjë përson.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
