KINË- Gjesti prekës i gruas kineze që vrapoi dhe parandaloi rrëzimin e burrit të moshuar invalid në karrocën e tij, po bën xhiron e rrjeti dhe po “shkrijnë” zemrat e shikuesve.
Për fat të mirë, punonjësja e supermarketit me reflekset e shpejta, sapo vërejti që i moshuari po rrëshqiste nga shkallët lëvizëse, ka vrapuar drejt ti dhe me peshën e trupit të saj ka ndaluar karrocën duke parandaluar rënien e të moshuarit.
Gruaja “hero”, pasi u sigurua se i moshuari me karrocë nuk u lëndua, menjëherë i është drejtuar një vajze të vogël që mesa duke rrëshqiti dhe u rrëzua.
“Nuk më interesonte nëse do të lëndohesha, unë doja thjesht ta shpëtoja”, tha gruaja “hero” që shpëtoi të moshuarin.
I moshuari u shpreh se nuk e kuptoi si u gjend në shkallët lëvizëse nga ku edhe rrëshqiti.