Ndërsa segmenti rrugor Tiranë-Elbasan vazhdon të jetë i bllokuar , nga shembja e një masivi dheu në fashtin Ibë, Autorriteti Rrugor shqiptar pas analizës së një grupi ekspertësh thotë rreziku është i lartë.
Grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se zona akoma konsiderohet me potencial shumë të lartë rrëshqitje. Në një njoftim të ARRSH-së theksohet se rruga do të mbetet e bllokuar dhe duke vënë në plan të parë sigurinë e jetës së 30 familjet e banorëve të zonës, ata do të vazhdojnë të jenë të evakuuar.
“Familjet janë të siguruara me vendbanime, për një afat 1 mujor, ku kontraktori ka ofruar pagesën për qiranë e këtyre vendbanimeve”, theksohet në një njoftim të ARRSH-së.
Gjithashtu thekohet se duke filluar nga dita e nesërme, kompania kontraktore do të ndërhyjë për të filluar me ritme të shpejta heqjen e dherave, ndërsa do të ndalohet dhe qarkullimi i këmbësorëve pranë zonës së rrëshqitjes.
ARRSH thotë se po vlerësohet mundësia për ofrimin e një rruge provizore, për të mundësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ekskluzive/ Rrëshqitjet në Ibë nga shpërthimet e firmës greke