Rrëshqitje dherash në aksin Krujë - Qafshtamë, rruga e dëmtuar nga tërmeti s'ka as tabela sinjalizuese (VIDEO)

Tërmeti i 26 nëntorit nuk ka kursyer edhe aksin rrugor Krujë-Qafshtamë. Në këtë segment ka pasur rrëshqitje të dherave.Një grup ekspertësh të xhenios kanë bërë konstatimet e dëmeve dhe ende nuk është marrë një vendim për të lejuar qarkullimin ose jo në këtë aks. Edhe pse rruga është e dëmtuar asnjë tabelë sinjalizuese nuk është vendosur .

Ky segment rrugor të lidh edhe me Parkun e Qafshtamës, një destinacion i preferuar nga turistët në çdo stinë të vitit. Në këto kushte  rruga Krujë-Qafshatmë  përbën rrezik si për kalimtarët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë pasi nga momenti në moment rrezikohet të shkëputet ndonjë sasi dherash apo gurësh.

Aksi rrugor Krujë- Qafshatmë ka pasur vazhdimisht probleme me rrëshqitjen e dherave dhe gjithashtu ka pasur shembje të mureve mbajtëse anësore. Tërmeti siç duket ka rritur edhe më shumë nivelin e rrezikshmërisë në këtë rrugë.

1578074250_dherash.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin