TIRANE- Prej më shumë se 24 orësh rruga Tiranë-Elbasan vijon të jetë e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu nga një faqe mali në fshatin Ibë. Prej orës 04:20 të së shtunës, rruga nacionale u bllokua në të dyja anët e kalimit, ndërkohë që rrëshqitje dherash ka patur sërish edhe gjatë natës së kaluar.
Bllokimi i rrugës Tiranë-Elbasan ka ndodhur pikërisht në fshatin Ibë, ku edhe po bëhen punimet për autostradën e re, pasi një masiv i madh dheu është shkëputur nga një faqe mali me lartësi prej më shumë se 200 metra.
Edhe pse Policia e Shtetit ka njoftuar se rruga vijon të jetë e bllokuar, dhe po punohet për largimin e dherave, aksi nacional përbën sërish rrezik pasi ka sërish ka gurë dhe dhera që rrëshqasin. Në këtë situatë Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të drejtohen për nga Durrësi, dhe përmes aksit nacional.

Rrëshqitja masive e dherave të kodrës mbi trasenë ku po ndërtohet autostrada Tiranë-Elbasan për drejtorin e Autoritetit Rrugor, Dashamir Gjika, ishte një situatë e papritur, pasi gjeologji-miniera dhe sizmologjia nuk kishin paralajmëruar për probleme në zonë.
“Në zonën ku ka ndodhur ky fenomen studimi gjeologjik nuk na kishte dhënën asnjë informacion delikat, problematik dhe për ne ishte dicka e paparashikuar", tha Gjika..
Pyetje: Do të shtyhet në kohë hapja e autostradës tashmë me këtë situatë të krijuar?
"Duhet të jetë një shtyrje por mendojmë që kontraktori i ka të gjitha kapacitetet për të ndërhyrë dhe për të arritur realizimin e veprës edhe sipas afateve që ne do të përcaktojmë shumë shpejt”, vijoi Gjika.
Ndërkaq, janë vendosur instrumente për matjen e nivelit të rrëshqitjes së dherave këtë aks.
Zyrtarisht ende nuk ka një përgjigje për shkaqet e rrëshqitjes së tokës, por jashtë kamerave në zonë ka dy versione; ajo e firmës se shtresat e tokës janë ranore; dhe versioni i banorëve se problemi është shkaktuar pasi ka patur shpërthime të pakontrolluara nga vetë firma.
“Kjo familje për momentin është duke shkuar te vëllai i vet, motra. Nuk dihet sesi do jetojë, ku do jetojë dhe me çfarë. Përfaqësues të shtetit vijnë, vëzhgojnë në qef të vet pa ditur qëllimin se çfarë do bëhet me ne”, thotë një banor.
Evakuimet nga banesat të familjeve që jetojnë në këtë zonë vazhdojnë prej dy ditësh, ndërsa shqetësim për banorët mbetet fati i banesave që duhet të braktisin, dhe mënyra se si ata do jetojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit.

FOTO të tjera
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraRedaksia online
(e.s/shqiptarja.com)