Policia e Librazhdit njofton se rruga është e kalueshme me një kah drejtimi por pa rrezik për drejtuesit e mjeteve. Qarkullimi realizohet me vështirësi, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun e rënduar.
Për situatën ka reaguar edhe kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, i cili deklaron se rruga është kompetencë e ARRSH. “Aksi nacional është kompetencë e ARRSH-se. ARRSH përgjigjet për akset nacionale dhe për mirëmbajtjen e saj”.
NJOFTIMI I POLICISE
Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, në aksin rrugor Xibrakë-Pishkash, në segmente të ndryshme ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Elbasanit dhe Librazhdit janë pozicionuar në të gjithë aksin problematik, ku orientojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë.
Ndërkohë subjektet që mirmbajnë rrugët kanë vijuar punën pa ndërprerje dhe në këto momnete i gjithë aksi rrugor Xibrakë-Pishkash është i kalueshëm në të dyja kahët e lëvizjes.
Drejtoria e Policisë Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes maksimal, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ndërkohë në zonat malore, policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë asnjëherë pa pasur me vete zinxhirët për akullin dhe dëborën, kur kjo kërkohet nga patrullat e Policisë.
Në rast nevoje telefononi menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmoheni nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme.

Rrëshqitja e dherave në aksin Librazhd-Përrenjas në Hotolisht
d.b/shqiptarja.com






