Ishte ora 11 e mëngjesit e së dielës, kur nga maja e malit në anë të rrugës Librazhd-Qafë Thanë u shkëput një shkëmb gjigant dhe ra mbi aksin kombëtar. Vetëm fati e deshi që në atë moment, asnjë makinë nuk po kalonte në rrugën e vetme që lidh Tiranën dhe Elbasanin me juglindjen e vendit dhe dy pikat kufitare më të rëndësishme që lidhin Shqipërinë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për shkak të masivit të madh të dherave, rruga u bllokua totalisht, nga të dyja anët, ndërsa menjëherë u krijua trafiku me disa kilometra. Puna e ekskavatorëve dhe fadromës përfundoi me pastrimin e gurëve dhe dheut në rrugë duke e bërë aksin të kalueshëm në dy krahët. Qarkullimi i automjeteve rinisi në orën 18:00.
Nga pamjet e siguruara nga Report TV duket që kjo pikë duhet të jetë në monitorim sonte dhe gjatë ditës së nesërme të punohet përsëri pasi një gur i madh duket që është pranë rrugës dhe rrezikon qarkullimin dhe sigurinë në rrugë.
Mes automjeteve të bllokuara, ishte edhe një ambulancë që po transportonte një të sëmurë, për të cilin u desh kalimi me barelë nga njëra anë e lumit në tjetrën. Qytetarët mbetën me orë të tëra në trafik, mes temperaturave të ulëta dhe nuk e fshehën indinjatën.

Harta e Trafikut në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, pas bllokimit të rrugës
Në vendngjarje menjëherë shkuan autoritetet dhe makineritë e rënda të kompanisë A.N.K e cila mirëmban rrugën, por rënia e vazhdueshme e gurëve nga lart e bëri të vështirë zhbllokimin. Për këtë qëllim fillimisht duhej siguruar gjendja në majën e malit.
I kontaktuar nga Report TV, Prefekti i Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, veçoi se rrëshqitja nga sipër malit përbënte rrezik dhe kjo ta shtynte me disa orë pastrimin dhe hapjen e rrugës.
Një pjesë e mjeteve të mbetura pranë Librazhdit që destinacion kishin juglindjen u kthyen mbrapsht, ndërsa policia e Korçës udhëzoi të gjithë drejtuesit e mjeteve që për të arritur Elbasanin apo Tiranën të zgjidhnin rrugën që lidh Maliqin me Gramshin. Nga kjo anë e rrugës radha e mjeteve ishte më e gjatë dhe shkoi deri në 10 kilometra.
Pas gati 6 orësh, rreziku nga maja e malit ishte shmangur dhe mjetet e rënda nisën pastrimin e rrugës. Arsyet i shpjegoi për Report Tv drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
“Ne kemi një shpat që për shkak të reshjeve të shumta është i mbingopur me ujë. Kjo ka shkaktuar edhe këtë rrëshqitje. U bë rrëzimi i komanduar pasi kishte rrezik. Dhe tashmë kontraktori po bën pastrimin dhe shpresojmë që të lirohet për 20-30 minuta. Synimi është që të hapen të dyja korsitë por është edhe një masiv shumë i madh që do të dojë punime me matrapik”, tha ai.
Pas shtatë orësh është zhbllokuar segmenti Librazhd-Përrenjas- njëra korsi është e hapur plotësisht, ndërsa tjetra pjesërisht. Policia ndodhet në zonë ku edhe po menaxhon lëvizjen e automjeteve.
Autoritetet rrugore apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe paralajmërimeve në zonat ku kryhen punime për hapjen e plotë të rrugës.
Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli në një intervistë për Report Tv tha se ekipet po vijojnë punën për hapjen fillimisht të njërit aks pas rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd-Qafë Thanë, paraditen e sotme.
Ne kemi një shpat që për shkak të reshjeve të shumta është i mbingopur me ujë. Kjo ka shkaktuar edhe këtë rrëshqitje. U bë rrëzimi i komanduar pasi kishte rrezik. Dhe tashmë kontraktori po bën pastrimin dhe shpresojmë që të lirohet për 20-30 minuta. Synimi është që të hapen të dyja korsitë por është edhe një masiv shumë i madh që do të dojë punime me matrapik”, tha Ami Kozeli.
Një masiv dheu dhe gurësh ra sot në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke bllokuar këtë segment rrugor për disa orë me radhë.
Dy ekskavatorë po punonin për zhbllokimin e rrugës, në vendin e quajtur Dragostunjë, ku po hiqnin masivët e dheut e gurëve, me qëllim ta bënin aksin sërish të aksesueshëm për automjetet.
Prej gati 3 orësh u hodhën poshtë pjesë të masivit të dheut e gurëve që ishin të paqëndrueshëm dhe rrezikonin rënien në rrugën Librazhd-Qafë Thanë.
Puna e këtyre dy ekskavatorëve që po punonin në pjesën e sipërme pranë Korridorit 8, është ndërprerë pak minuta më parë.
Tashmë ka filluar puna për pastrimin e gurëve dhe dheut në këtë aks rrugor, ndërkohë që shpresat e punonjësve të pranishëm janë që për 30 minuta të jetë hapur njëri krah i rrugës, për të filluar qarkullimi i mjeteve.
Rrëshqitja e dherave në zonën e quajtur Dragostunjë në aksin aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë paraditen e sotme ka shkaktuar trafik kilometrik edhe në kahun tjetër të rrugës (Prrenjas-Librazhd)
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara automjetet janë duke pritur në radhë për të hapjen e rrugës dhe qarkullimin normal. Në zonë ndodhen edhe shërbimet e policisë.

Aksi Librazhd-Qafë Thanë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së masivit të dheut duke lënë radhë kilometrike automjetesh të palëvizura.
Për të lehtësuar disi situatën, Policia Rrugore e Korçës po i këshillon udhëtarët që i janë drejtuar Elbasanit të shkojnë drejt zonës së Maliqit, Moglicë-Gramsh dhe për të dalë më pas në Cërrik.
Një qytetar i ngecur në aksin Librazhd-Qafë Thanë bashkë me dy fëmijët e mitur, thotë se ka të paktën 4 orë në pritje. Ai shprehet për Report TV se ishte bashkë me familjen në Elbasan dhe i janë drejtuar Pogradecit.
“Ishim në Elbasan, tani jemi në vazhdim të pritjes. 4 orë. Jemi me fëmijë të vegjël, me dy kalamajtë. Ç’të bëjmë, po shpresojmë të hapet rruga”, thotë qytetari
Ai mban në krahë djalin 14-muajsh, ndërsa vajza, 5 vjeçe, thotë se është mërzitur.
“S’kemi ç’të bëjmë do të presim”, thotë qytetari duke shtuar se deri më tani nuk kanë asnjë informacion.
Dy dëshmitarë që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes gjatë rrëshkitjes së dheut në aksin Librazhd-Qafë Thanë, kanë folur për Report TV, ku kanë treguar rrezikun e atij momenti.
Njëri prej qytetarëve u shpreh se ishte në vendngjarje rreth 5 minuta para rrëshkitjes së dheut. Ai shtoi se u lajmërua nga shoferi i një ‘Benzi’ për rrëshkitjen e dheut, i cili ja kishte bërë me drita.
Sipas qytetarit në fjalë, drejtuesi i ‘Benzit’ rrezikoi më shumë, pasi ishte më afër në kohë dhe vendndodhje me momentin e rrëshkitjes së dheut.
“Na e bëri njëri me drita, ishte me një Benz. Na e bëri me drita e na tha që po rrëshqet dheu. Pastaj kur u afruam këtu pamë që ra kjo dhe nuk... Besoj shpëtuam për 10 minuta, ose 5 minuta. Apo jo, më pak besoj. 100-200 metra ishte ky, unë isha pas këtij. Ai tjetri me Benz shpëtoi mirë”, tha një prej dëshmitarëve në vendngjarje.
Ndërkohë një tjetër qytetar që ishte i pranishëm gjatë rrëshqitjes së dheut, tregoi se ishte vetëm 100 metër larg vendit, në momentin kur ndodhi ngjarja.
“Isha 100 metër larg kur ra dheu. Momenti kur më ndezi dritat, erdhëm këtu, pamë malin të shembur. Zoti e ka, ça me thënë tjetër. Prap mirë që po na hapin rrugën”, tha një tjetër i pranishëm në vendngjarje, në momentin që u shkëput masivi i dheut.
Një masiv i madh gurësh dhe dheu ka rrëshqitur nga mali të dielën duke bllokuar totalisht aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, në zonën e njohur si Kthesa e Dragostunjës . Report Tv sjell pamje të realizuara me dron mha aksi i bllokuar.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli ka reaguar të dielën ndaj bllokimit të rrugës Librazhd-Qafë Thanë si pasojë e shembje e gurëve masivë në Kthesën e Dragostunjës
Në një deklaratë për shtyp, ajo e ka cilësuar bllokimin pasojë të keqmenaxhimit të infrastrukturës rrugore nga qeverisja e Edi Ramës dhe menaxhimi i Belinda Ballukut.
“Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas i bllokuar. Një arterie jetike e Juglindjes e paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Qytetarë të izoluar, jetë në rrezik. Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës dhe menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut. Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi” thuhet në reagimin e saj
Një pasagjer i bllokuar në aksin Librazhd–Qafë Thanë shprehu për mediat acarimin e tij për bllokimin që po zgjat prej orësh.
“Kemi 5 orë këtu, jemi të sëmurë.E kanë djallosur me qeveri me të gjithë. Po rrimë brenda makinës sepse nuk kemi ku të shkojmë”, shprehet ai,
Rruga vijon të mbetet e bllokuar nga të dyja anët ndërsa fadromat po punojnë për pastrimin e saj. Për pasojë janë shkaktuar rradhë kilometrike nga të dyja anët e rrugës.
Në aksin Librazhd-Përrenjas aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës nga dherat, gurët dhe shkëmbinjtë që e kanë bllokuar atë. Pamjet e siguruara nga Report TV, tregojnë fadromat e angazhuara për largimin e dherave dhe hapjen e rrugës. Pavarësisht ndërhyrjes, deri në orën 14:00 aksi vijonte të ishte i pakalueshëm dhe raportohet për radhë të gjata mjetesh të bllokuara në të dy krahët. Burime për Report Tv thanë se po punohet që fillimisht rruga të hapet të paktën me një kalim, por gjithçka varet nëse do të vijojnë rrëshqitjet e dherave.
Pamjet e reja nga zona e Dragostunjës tregojnë se rrëshqitja e dherave dhe shembjet e gurëve vazhdojnë ende duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e plotë në aksin Librazhd–Qafë Thanë. Rruga mbetet e bllokuar në të dy drejtimet, ndërsa trafiku vazhdon të jetë i bllokuar, me makina që kanë formuar rradhë kilometrike.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të shmangin këtë segment deri në një njoftim të dytë, pasi situata mbetet e paqëndrueshme.
Komente













Të presēsh 7 orë nē rrugë i bllokuar ēshtë tmerr,sidomos pēr ato familje me fēmij,dhe të moshuar.Dua tē di,nēse mbrojtja civile u ka ardhur nē ndihmë këture udhëtarëve me diçka tē ngrohēt apo uji,siç ndodh në shumë vende demokratike, nē raste të tilla.
PërgjigjuShume e drejte Meri ! Ne 2027 zgjidhet kjo pune prap Rama merr 88 bashki dhe vazhdon cikli fitoreve ! 3 Dite harrohet gjithcka
Hahahahaahajajaj, mbrojtja civile te ne quhet mortja civile.
Dita e djele nuk hiqet trafiku as veres as dimrit eshte normale kjo Pune !
PërgjigjuSHQIPERI TE QOFSHA FALE.MI THUA PLAC TE THOTE DJALE.....rrofsh o edi rama se na kenaqe...
PërgjigjuNese SPAK nuk i heq masen e ndalimit te pasaportes Beles keshtu do vazhdoje historia
PërgjigjuMe këmbë shkeli o mbret, se prap babë do te thonë, 77% fitoi partia nënë atje, pak e kanë.
PërgjigjuKeto gjera ndodhin ne gjithe boten. Opozita te ndihmoje ne qofte se mundet dhe ta mbylle gojen, te mos beje propagande! Se te kishin punuar gjate kohes kur kane qene ne pushtet, sot nuk do kishte ndodhur kjo!
Përgjigjupo normal qe do kete rreshqitje dhe me keq do behet kur as nuk studiohet rruga kur behen punime
PërgjigjuShqiptaret duan tua sjellin buken te goja , pika qe sju bie o injorant mos doni dhe oturakun tua vene ? Keto fenomene ndodhin ne te gjithe boten .