Pamjet e reja nga zona e Dragostunjës tregojnë se rrëshqitja e dherave dhe shembjet e gurëve vazhdojnë ende duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e plotë në aksin LibrazhdQafë Thanë. Rruga mbetet e bllokuar në të dy drejtimet, ndërsa trafiku vazhdon të jetë i bllokuar, me makina që kanë formuar rradhë kilometrike.

 Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të shmangin këtë segment deri në një njoftim të dytë, pasi situata mbetet e paqëndrueshme.


Lajmi kryesor:

Rrëshqitjet e dheut bllokojnë aksin Librazhd–Qafë Thanë prej 3 orësh, trafik kilometrik! Ambulanca ngel në mes të rrugës, pacientja kalohet përmes lumit me barrelë (VIDEO)