Një masiv i madh gurësh dhe dheu ka rrëshqitur nga mali të dielën duke bllokuar totalisht aksin rrugor LibrazhdQafë Thanë, në zonën e quajtur Dragostunjë.

Për pasojë, rruga është mbyllur në të dyja drejtimet, duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe shkaktuar trafik kilometrik, prej 10 kilometër, në të dyja anët. Bllokimi i rrugës ka prekur edhe një auto-ambulance e cila po transportonte një grua të sëmurë, e cila po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit. Situata ka detyruar transportimin e saj me barrelë për të kaluar përmes lumit nga ana tjetër e rrugës, që siç tregojnë pamjet është bllokuar plotësisht nga masive të mëdha shkëmborë. 

Për zhbllokimin e rrugës kanë ndërhyrë ekipet e mirëmbajtjes së firmës kontraktuese. Megjithatë në një intervistë për Report TV, Prefekti i Qarkut Elbasan Ilir Bejtja, tha se problematika është që rrëshqitja e dherave vijon nga sipër kodrës duke e bërë të vështirë pastrimin e rrugës.

"Rruga ka rënë totalisht pranë Dragostunjës. Po punoj nga firma që e ka në dorëzim me mjete të rënda, por problematika më e madhe është se teksa pastrohet poshtë vijon rrëshqitja nga sipër e kodrës . Kjo e bën më të vështirë. Nëse ndalon rrëshqitja e Kodrës atëherë zhbllokimi bëhet më I lehtë. Parashikohet që bllokimi të zgjasë të paktën 3 orë", tha ai. 

Sipas një njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH)  "kontraktori i kontratës dhe mirëmbajtjes  kanë ndëryhrë me mjete dhe punëtorë për të kthyer gjendjen e aksit në normalitet sa më parë"

"Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdorueseve të mjeteve për këtë ndërhyrje" thotë ARRSH.

Deri në pastrimin e plotë të rrugës, lëvizja drejt Korçës dhe në drejtim të kundërt mbetet e pamundur dhe policia këshillon drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë segment.

"Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë  për hapjen e rrugës", thuhet në njoftimin e Policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur masivi i dheut bie mbi rrugë në aksin Librazhd Qafë-Thanë

Pamjet e reja nga zona e Dragostunjës tregojnë se rrëshqitja e dherave dhe shembjet e gurëve vazhdojnë ende duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e plotë në aksin Librazhd–Qafë Thanë. Rruga mbetet e bllokuar në të dy drejtimet, ndërsa trafiku vazhdon të jetë i bllokuar, me makina që kanë formuar rradhë kilometrike.

 Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të shmangin këtë segment deri në një njoftim të dytë, pasi situata mbetet e paqëndrueshme.

U.D/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • next: 01/02/2026 13:26

    po normal qe do kete rreshqitje dhe me keq do behet kur as nuk studiohet rruga kur behen punime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?