TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka takuar paraditen e sotme banorët e Ibës të cilët janë larguar nga banesat e tyre për shkak të rrezikshmërisë së lartë nga rrëshqitjet e dherave.
“Pagesa e qerasë për 30 familjet e evakuara do t'iu kthehen mbrapsht”- tha socialisti Qefalia.
Rruga kombëtare Tiranë-Elbasan do të vazhdojë të jetë e bllokuar pasi zona paraqet rrezikshmëri të lartë. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shtetëror Dashamir Xhika deklaroi se deri në momentin që situate të jetë e normalizuar, familjet do vazhdojnë të jenë të evokuara. Ndersa për qarkullimin e automjeteve drejt Elbasanit nga dita e sotme po behet projekti për një rrugë provizore.
Nga rrëshqitjet masive të dheut prej ditës së shtunë , janë evakuar 30 familje nga fshati Ibë të komunës Bërzhitë , duke u sistemuar në banesa me qira. Edhe pse Firma greke Actor e cila po ndërton segmentin e ri Elbasan –Tiranë është zotuar të paguaj pagesat e qerasë për banorët e evakuuar, asnjë nga banorët nuk është kontaktuar nga firma deri më sot.
Ketë të merkurë punonjësit e firmës kontraktore kanë nisur punën për heqjen dherave nga maja e kodrës, ndërsa punonjësit e komunës Berzhitë kanë nisur punën e vlerësimit të dëmeve të ndërtesave të dëmtuara.
Pavarësisht se pranë zonës së rrëshqitjes është ndaluar kalimi i automjeteve dhe këmbësorëve, përsëri banorët kanë zgjedhur të kalojnë në atë rruge, duke mos pasur rrugëzgjidhje tjetër.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO