Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka kritikuar zyrtarët shëndetësorë dhe ka urdhëruar ushtrinë që të ndihmojë në shpërndarje të ilaçeve, teksa një valë e infektimeve me koronavirus është duke u zgjeruar në këtë shtet.
Më shumë se një milion njerëz tashmë janë sëmurë nga ajo që Pheniani e quan “temperaturë”, ka thënë media shtetërore.
Rreth 50 njerëz kanë vdekur, mirëpo ende nuk dihet numri i atyre që dyshohet se kanë rezultuar pozitivë në koronavirus.
Koreja Veriore ka kapacitete të kufizuara për testime, andaj edhe konfirmohen më pak raste.
Aktualisht në këtë shtet po zbatohet masa e izolimit kombëtar.
Disa ekspertë besojnë se virusi ka qenë prezent tash e një kohë në këtë shtet, pavarësisht se autoritetet kanë bërë të ditur rastin e parë zyrtarisht më 12 maj.
Ata besojnë se ky shtet me popullsi prej 25 milionë banorësh është i cenueshëm, pasi Koreja Veriore nuk ka dhënë vaksina kundër koronavirusit dhe ka refuzuar furnizimet me vaksina nga prodhuesit AstraZeneca dhe Sinovac.
Mënyra e vetme e Koresë Veriore për të luftuar koronavirusin ka qenë përmes mbylljes së kufijve të jashtëm prej janarit të vitit 2020.
Autoritetet verikoreane kanë vënë edhe ndalesa në importimin e disa produkteve, çka ka ndikuar në mungesa në ushqim dhe dobësim të ekonomisë./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të ketë një Paketë të dytë të Rezistencës Sociale?
-
Po
86.5%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1747
Lajme të tjera
-
Nënvariantet e reja Omicron shtojnë infektimet në Angli
3 Korrik, 13:16
-
Rritja e rasteve me Covid, mjeku Simaku: Vala mund të zgjasë 4 javë, mbizotërues është nënvarianti i Omicron! Të shtruarit në spital nuk janë të vaksinuar
30 Qershor, 14:34
-
Corona: Vaksina të reja, strategji të reja
27 Qershor, 08:33
-
Situata COVID-19 në vend! 219 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
21 Qershor, 18:31
-
Asnjë humbje jete nga Covid-19, ulen rastet e infektimeve, 35 qytetarë pozitivë
20 Qershor, 17:11
-
Rriten rastet e reja me koronavirus/ 139 infektime në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete
19 Qershor, 15:17
-
Rriten rastet me COVID-19!129 infektime të reja në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete
18 Qershor, 17:15
-
SHBA heq kërkesat e testit COVID-19 për udhëtimet ndërkombëtare
13 Qershor, 08:45
-
Pekini teston miliona banorë pas shpërthimit të ri të COVID-19
13 Qershor, 08:40
-
52 infektime të reja dhe asnjë humbje jete nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
11 Qershor, 16:38
-
Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin për 24 orët e fundit: 55 raste të reja me COVID dhe asnjë humbje jete
10 Qershor, 17:36
-
OBSH: Origjina e paqartë e COVID-it, të studiohet teoria e rrjedhjes laboratorike
10 Qershor, 07:24