
Gazeta pro Kremlinit, Komsomolskaya Pravda (KP), ka publikuar një artikull në të cilin e ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që ka thënë se 9,861 ushtarë rusë kanë vdekur gjatë luftës në Ukrainë. Ndërkaq, numri i të plagosurve u tha se ishte 16,153. Disa minuta më vonë, ky artikull është fshirë nga ueb-faqja e kësaj media. Ndërkaq, redaktori i Komsomolskaya Pravda, i tha BBC-së se ky informacion i postuar në ueb-faqen e këtij mediumi, ishte rezultat i një hakimi dhe tha se gazeta do të publikonte një shpjegim më vonë.
Lajmi kryesor:
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar











