Rreth 100 emigrantë të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe që nga fillimi i vitit

Rreth 100 emigrantë të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe që nga fillimi i vitit

Foto ilustruese

Që nga fillimi i vitit 2024, pothuajse 100 emigrantë kanë vdekur duke u përpjekur të kalonin Mesdheun Qendror dhe Lindor. Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e IOM-it (Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin), Amy Pope.

Viktimat janë pothuajse dyfishi i atyre të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Numri i emigrantëve të vdekur dhe të zhdukur në të gjithë rajonin e Mesdheut po rritet nga viti në vit, nga 2048 në 2021 në 2411 në 2022 dhe në 3041 në fund të 2023, raporton Reuters.

Ajo do të marrë pjesë në konferencën Itali-Afrikë në Romë, për të diskutuar zgjidhjet që synojnë mbrojtjen e emigrantëve.

Në takim do të marrin pjesë kryeministrja italiane Meloni, presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen, drejtues të shumë vendeve afrikane dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore.

Pape tha se të pranishmit mund të diskutojnë mekanizmat “të unifikuar dhe të qëndrueshëm” për të mbrojtur emigrantët.

“Të dhënat më të fundit të vdekjeve dhe zhdukjeve na kujtojnë se një qasje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë rrugë të sigurta dhe të rregullta, është e vetmja zgjidhje që përfiton si për emigrantët, ashtu edhe për vendet”, tha ajo.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare