Autoritetet pakistaneze i kanë riatdhesuar rreth 15.000 refugjatë afganë në 24 orët e fundit, teksa rriten përpjekjet për ta luftuar migrimin ilegal.
Sipas shifrave qeveritare të Pakistanit, rreth 4.4 milionë refugjatë afganë jetojnë në Pakistan, dhe 1.7 milion prej tyre janë pa dokumente valide.
Pakistani ka njoftuar muajin e kaluar se do të kryejë dëbime masive të refugjatëve afganë pa dokumente, vendim që është kritikuar nga qeveritë perëndimore dhe grupet ndërkombëtare për të drejta të njeriut.
Ministria e Brendshme e Pakistanit ka thënë të shtunën se mbi 200.000 refugjatë afganë janë dëbuar prej Pakistanit prej nisjes së fushatës.
Sipas disa zyrtarëve pakistanezë, mbi 90 për qind e refugjatëve janë duke u nisur vullnetarisht drejt Afganistanit.
Refugjatët ilegalë nuk gëzojnë mbështetje financiare. Pakistani ka dhënë urdhër për dëbime disa muaj pas tensioneve me udhëheqësit talibanë në Afganistan, lidhur me sulmet kufitare.
Islamamabadi i ka fajësuar militantët islamikë për operacionet e kryera në anën afgane. Vëzhguesit i shohin dëbimet si mënyrë për t’iu bërë presion talibanëve që të marrin vendime kundër militantëve afër kufirit./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Europiane shqyrton sot planet e Italisë për transferimin e refugjatëve në Shqipëri
25 Shkurt, 08:29
-
FIFA me dorë 'të hekurt', pezullon Kongon dhe Pakistanin nga të gjitha garat
8 Shkurt, 10:01
-
Ish-kryeministri paskistanez dënohet me 14 vjet burg për korrupsion
18 Janar, 09:34
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Pakistan/ Sulm terrorist në stacionin e trenit, kamikazi vret 24 persona, 40 të plagosur! Ushtria e Balochistanit e merr përsipër, ja momenti i shpërthimit (VIDEO)
9 Nëntor 2024, 08:05
-
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë vetë
20 Shtator 2024, 16:14
-
Erdhi për turizëm, Shqipëria rrezikon të ekstradojë pakistanezin e dënuar me vdekje (EMRI)
19 Shtator 2024, 15:19
-
Pakënaqësia e qytetarëve me qeverinë gjermane arrin nivel rekord, duan një politikë tjetër ndaj refugjatëve: Të kthehen mbrapsht që në kufi
6 Shtator 2024, 09:27
-
Vriten 23 persona në një sulm në jugperëndim të Pakistanit
26 Gusht 2024, 08:26
-
Pakistan/ Persona të armatosur vrasin 11 policë! 7 të tjerë plagosen
22 Gusht 2024, 22:11
-
Pakistani arreston liderin e Al-Kaidës për plane sabotuese
19 Korrik 2024, 13:29
-
Qeveria hedh për konsultim projektvendimin, 32 milionë euro për fortifikimin dhe menaxhimin e kufirit në dy vite
31 Maj 2024, 22:27