
Foto nga kamionët me ndihma humanitare në Gaza
Të martën (28 Nëntor) 200 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës nga pika kufitare Rafah, në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për një “pauzë humanitare” në konflikt.
Drejtori për media i pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, Vail Abu Muhsin në deklaratën për Anadolu tha se 200 kamionë me ndihma kanë mbërritur dje në Rripin e Gazës. Ai tha se ndihma përbëhej nga 4 kamionë të ngarkuar me gaz dhe 3 kamionë të ngarkuar me 150 mijë litra naftë, si dhe ujë, ushqime dhe ilaçe.
Abu Muhsin tha se fluksi i ndihmave humanitare pritet të vazhdojë edhe sot. Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit lidhur me “pauzën humanitare” 4-ditore filloi në orën 07:00 sipas kohës lokale të premten, më 24 nëntor.
Hamasi kishte njoftuar se “pauza humanitare” përfshinte hyrjen e 200 kamionëve me ndihma dhe 4 cisternë me karburant çdo ditë që do të dërgoheshin në Rripin e Gazës si dhe shkëmbimin e të burgosurve.
Katari njoftoi më 27 nëntor se “pauza humanitare” ishte zgjatur për 2 ditë të tjera si rezultat i përpjekjeve ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi i liron dy pengje, 10 të tjera pritet t’i dorëzojë më vonë! Media egjiptiane: Ka një marrëveshje paraprake për të zgjatur armëpushimin








