
Të gjitha detyrimet e krijuara nga 1 janari 2015 e deri më 31 dhjetor 2019 do të përfitojnë zbritje detyrimi në varësi të mënyrës se si paguhen.
Në nenin 6 të projektligjit thuhet se do të shuhet 50% e detyrimit tatimore (jo kontributet) nëse pjesa e mbetur prej 50% do të paguhet me një këst brenda 30 qershorit të vitit 2026.
Kur ky kusht nuk realizohet do të falet 25% e borxhit nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet me këste mujore deri në fund të dhjetorit të vitit 2026. Por në të dyja këto raste gjobat dhe kamatëvonesat thuhet në projektligj do të fshihen.
Tabela me borxhet tatimore
Ndërsa kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatave nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026.
Kurse për të gjithë ato subjekte që kanë sigurime shoqërore dhe shëndetësore të papaguara, do të përfitojnë falje të gjobave me kushtin që të paguajnë kontributin të plotë brenda 31 dhjetorit 2026.
Gjithashtu do të fshihen detyrimet që lidhen me mos-deklarimin në afat të të punësuarve, ato që lidhen me mosdeklarim në afat të deklaratave apo pasqyrave financiare.
DETYRIMET DOGANORE TË BIZNESEVE
Njësoj si për detyrimet tatimore edhe borxhet doganore të krijuara nga 1 janari 2015 e këtej do të përfitojnë lehtësi
Për detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate nga data 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019:
a) shuhen në masën 50% e e taksës doganore, TVSH-së, akcizës, taksave kombëtare që mblidhen nga dogana në rolin e agjentit tatimor, nëse pjesa e mbetur 50% e tyre paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026;
b) shuhen në masën 25%, e e taksës doganore, TVSH-së, akcizës, taksave kombëtare që mblidhen nga dogana në rolin e agjentit tatimor, nëse pjesa e mbetur 75% e tyre paguhet me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026.
Po ashtu ju fshihen edhe detyrimet që janë krijuar nga gjobat dhe kamatëvonesat. Në rastin kur është paguar principali dhe subjekti ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatëvonesa në llogarinë e tij, falen gjobat dhe kamatëvonesat.
Edhe tek detyrimet doganore do të shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që i përkasin periudhës nga data 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që detyrimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë brenda datës 31.12.2026.
Tabela me borxhet doganore
SA ËSHTË NUMRI I BIZNESEVE QË PËRFITOJNË?
Në total Administrata Tatimore ka 202,387 tatimpagues debitorë me detyrime tatimore të papaguara në shumën 162,535,463 mijë lekë ose 1 miliardë e 625 milionë euro.
Ndërsa detyrimet doganore të papaguara deri në datën 31.12.2024, janë gjithsej 48,588,510 mijë lekë ose 485.8 milionë euro me 4,684 raste.
Lajmi kryesor:
‘Paqja Fiskale’, do fshihen 507 mln € borxhe të krijuara deri më 31 dhjetor 2014, por jo detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore e shëndetësore











