Rreth 300 mijë palestinezë braktisin shtëpitë e tyre në Rafah

 

Ushtria izraelite i ka kërkuar popullatës së lagjeve qendrore të Rafahut që të largohen nga qyteti, në jug të Rripit të Gazës.

Në pamjet e filmuara palestinezët shihen se largohen me makina, kamionçina, por edhe në këmbë ose me karroca të tejmbushura me objekte dhe sende të tjera personale.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vlerësuan se rreth 300,000 njerëz u larguan nga Rafah për t'u zhvendosur në një "zonë humanitare" të caktuar në zonat al-Maëasi dhe Khan Younis.

Kjo gjë do të thotë se ushtria izraelite ka ndër mend të vazhdojë operacionin për pushtimin e plotë të Rafahut.


Lajmi kryesor:

Lufta/ ‘Largohuni’ Izraeli thirrje banorëve në Rafahun Jugor! Biden ‘kërcënon’ Tel-Avvin, Netanjahu: rrimë dhe më vete


Xh.K/S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia