DIMAIL- Fermerët e fshatrave, Drenovicë dhe Samaticë, në Njësinë Administrative Kutalli të Bashkisë Dimal po përballen me një situatë të veshtire ekonomike.

Ata ankohen se rritja e kostos per imputet bujqesore dhe pasiguria e tregut e bën te vështirë vazhdimin e aktivitetit. Thone se kane investuar për të prodhuar perime cilesore por shpesh prodhimi mbetet pa shitur.

"Ne nuk kemi as çmime dysheme, as çmime tavan. Përpiqemi të bëjmë prodhim cilësor. Pemtaria dhe shalqiri janë sezonalë. Në dimër shkoj e punoj në Greqi. Ka raste që prodhimi këtu mbetet pa u shitur. Ne e bëjmë prodhimin të pastër, pa pesticide, por pjesa tjetër varet nga koha dhe nga Zoti", tha fermeri.

Sipas Drejtorisë së Bujqësisë, në Kutalli ka rreth 400 hektarë me sera diellore, duke e renditur zonën ndër qendrat më të mëdha të prodhimit te domateve, specave, kastraveca, etc. Rreth 35 deri në 40 mijë tonë perime eksportohen çdo vit drejt vendeve të Bashkimit Evropian përmes pikave të grumbullimit.

Megjithatë, fermerët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa nga shteti për stabilizimin e tregut, një pjesë e sipërfaqes rrezikon të mbetet pa mbjelle ne sezonin e ardhshem.