Rreth 49 mijë punonjës marrin pagën 40 mijë lekë! Tatimet: Janë refuzuar 9 kërkesa nga bizneset

Që kur u hapën aplikimet për të përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh nga kategoritë e prekura nga COVID-19, deri më sot rreth 23 mijë e 679 biznese dhe tw vetwpunwsuar kanë bërë kërkesë për ndihmën financiare.  Në total numri i punonjësve dhe i të vetë-punësuarve që kanë bërë kërkesë për ndihmën arrin në mbi 64 mijë persona.

Deri më tani sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë aprovuar mbi 22 mijë kërkesa për bonusin prej 40 mijë lekësh, janë refuzuar 9 kërkesa dhe 1.225 janë në proces verifikimi.

Ndërkohë janë rreth 48 mijë e 943 punonjës, që kanë marrë bonusin prej 40 mijë lekësh dhe vlera e paguar për përfituesit e paketës së dytë arrin në mbi 1.9 miliardë lekë. Ndërkohë sipas Drejtorisë së Tatimeve numri i punonjësve që janë miratuar për të marrë pagën është 54 mijë e 243.

Nga bonusi prej 40 mijë lekësh tashmë do të përfitojnë edhe 22 mijë familje me pamundësi ekonomike që kanë dalë nga ndihma ekonomike për shkak të pikëzimit, po ashtu do të përfshihen edhe punonjësit e rafinerisë së Ballshit. Fillimisht nga qeveria u deklarua se nga ndihma financiare do të përfitonin 176 mijë punonjës por me ndërhyrjet e bëra shifra ka ndryshuar dhe në total kryeministri Edi Rama tha se do të paguhen afërsisht 250-260 mijë persona.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni