Apartamentet me qira janë kthyer tashmë në një treg të mirëfilltë në kryeqytet, duke u siguruar miliona lekë pronarëve të tyre, por thuajse tërësisht informal dhe me çmime abuzive duke peshuar rëndë në xhepat në xhepat e qiramarrësve.
Ndërsa asnjë institucion shtetëror nuk ofron të dhëna të sakta mbi numrin e apartamenteve që jepen me qira, agjencitë e pasurive të paluajtshme thonë se numri i tyre arrin në afërsisht 5 mijë.
Një investigim i Report Tv zbardh se bëhet fjalë për një treg që funksionon thuajse tërësisht jashtë vëmendjes së autoriteteve tatimore, zyrave të regjistrimit të pasurive, por edhe vetë agjencive të pasurive të paluajtshme. Vetëm një numri i vogël qiradhënësish i drejtohen agjencive, ndërkohë që janë sekserët, dyqanet e marketet e vogla të lagjeve ata që bëjnë rolin e agjentëve të këtij tregu.
Një numër shumë i vogël prej tyre janë formale dhe derdhin në arkën e shtetit tatim fitimin prej 15%. Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve pohon se bëhet fjalë për një numër të kufizuar qiradhënësish apartamentesh që paguajnë tatimfitimin prej 15. Zyra e Regjistrimit të Pasurive thotë se në data base-n e saj figurojnë vetëm kontratat me kohëzgjatje mbi nëntë vjeccare.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për vitin 2014, Shpenzimet që shkojnë për nëngrupin “qira e paguar" nga familjret shqiptare, ka një peshë prej vetëm 8,2 përqind por përqindja e familjeve që deklarojnë se paguajnë aktualisht qira për banesën e tyre është vetëm 4,1 përqind.
Ndërkohë që në realitet janë mijëra familje shqiptare që shpenzojnë për qira, madje duke u përballur edhe me çmime të kripura e shpesh abuzive. Ato nisin nga 150-200 euro në periferi, për të shkuar në 400-500 euro në zonat qendrore të Tiranës.
Por janë studentët kategoria e qiramarrësve që e vuajnë më shumë se të tjerët këtë treg abuziv. Vlerësohet se kushtet e papërshtatshme që ofrojnë ambientet e Qytetit Studenti, kanë detyruar mijëra prej tyre t’u drejtohen apartamenteve me qira. Çmimet për ta përcaktohen jo në bazë të numrit të dhomave apo të sipërfaqes së banesës, por në bazë të numrit të shtretërve.
Qiraja mujore për studentët kushton 5 mijë deri 6 mijë lekë, dhe thuajse asnjë prej tyre nuk nënshkruan kontrata të rregullta me pronarët e apartamenteve. Pjesa dërrmuese e apartamenteve ofrojnë vetëm kushtet minimale të jetesës.
Shumë pronarë apartamentesh kanë nxituar t’i përshtasin banesat për të mundësuar akomodimin në to të sa më shumë studentëve. Por ka dhe raste kur pallate të tëra janë përshtatur për këtë qëllim, duke bërë të mundur akomodimin në to të dhjetëra studentëve. Pjesa më e madhe e këtyre apartamenteve janë vendosur në zonën përreth qytetit studenti dhe pranë ish fushës së aviacionit.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO