Rreth 70% e deputetëve, bojkot
koncertit të Bashës për statusin

Rreth 70% e deputetëve, bojkot<br />koncertit të Bashës për statusin
TIRANE- Festa për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian e organizuar një dite më parë nga Bashkia e Tiranës nga kreu i PD Lulzim Basha, duket se nuk është festuar as nga vetë demokratët. Kjo pasi, 70 % e grupit parlamentar të PD-së, nuk kanë qenë prezent në këtë event. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ra në sy vetëm prezenca e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe figura të pakta si, deputeti Flamur Noka apo dhe Sherefedin Shehu, një zbehje kjo që nuk “shkonte” me një feste të denjë për një moment të shënuar siç mund të cilësohet marrja e statusit për vendin.
 
Por një tjetër detaj që ka shqetësuar pjesëmarrësit në ketë koncert festiv, ishte dhe prezenca e një gjarpri në rreshtat e fundit të karrigeve të mermerta të amfiteatrit të Liqenit Artificial.
 
Ata janë trembur teksa në prani të tyre gjarpri i ka shoqëruar në minutat pasuese të koncertit. Kjo ka bërë që ata herë pas here të çoheshin në këmbë duke qëndruar në ankth për shkak të rikthimit të gjarprit.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë