I ftuar special ka qenë Nails Cole, zëvendës shef i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane, i cili është rikthyer në kuzhinën e zonjës Tefta. Cole është zhveshur nga petku i zyrtarit duke vendosur përparësen dhe ka gatuar dy gatime karakteristike amerikane.
Byrek/kek me kungull dhe Krem spinaqi me thërrime buke dhe erëza kanë qenë pjatat e menduara për t’u servirur ditën e sotme në këtë rubrikë.
Sipas Cole këto dy gatime tregojnë shumë për historinë e SHBA-së dhe gjithashtu pa byrekun me kungull nuk mund të festohet Dita e Falenderimeve por edhe që kungulli është 100% një asortiment amerian.
Gjithashtu Nails Cole është shprehur se festa e 100-vjetorit të Pavarësisë është duke u ndjerë edhe në Ambasadën Amerikane për shkak të lidhjes së fortë midis dy popujve dhe sepse Shqipëria është një aleate e fortë e SHBA-së.
Mjaft simpatik Cole është shprehur se jeton prej dy vitesh në Shqipëri dhe se gjuha shqipe i duket mjaft interesante, ndërkohë që ka komunikuar në këtë gjuhë gjatë emisionit.
Recetat e ditës në rubrikën "Të gatuajmë së bashku", në emsionin "Rreze Dielli"
Byrek/kek me kungull
Miell 2 filxhan çaji
Gjalp pa kripë 8 lugë gjelle
Kripë e trashë 1 luge çaji
Kungull i bardhë 2 filxhan çaji
Sheqer 1/2 filxhan kafe
Niseshte 1 lugë gjelle
Kanellë 2 lugë gjelle
Xhinxher 2 lugë gjelle
Arrë moskat ½ lugë gjelle
Vezë 2 kokrra
Krem spinaqi me thërrime buke dhe erëza
Spinaq 1 kg
Gjalp pa kripë 8 lugë gjelle
Thërrime buke 1/2 filxhani
Salcë speci pikant 1/8 lugë gjelle
Piper i zi
Hudhra 3 kokrra
Qepë e kuqe 1 kokërr
Miell 5 lugë
Qumësht
Salcë kosi
Lëng limoni 2 lugë gjelle
Arrë moskati ¼ lugë gjelle
(xh.k/shqiptarja.com)
