Enos nuk do t’i jepet asnjë ndihmë si dhe duhet të tregohet i shkathët për të përfunduar gatimet brenda afatit kohor të 20 minutave. Nga e hëna deri të enjten Eno ka ndjekur me vëmendje këshillat e zonjës Tefta, duke i treguar i mjaft i komunikueshëm me publikun dhe me kamerat.
Në shportën e ushqimeve do të jetë një element kurth, i cili nëse përdoret nga nxënësi e penalizon atë me 20 pikë.
Do të jetë juria e përbërë nga një mësuese, një shef kuzhine dhe zonja Tefta ajo që do të vlerësojë me pikë punën e nxënësit të shkollës së hoteleri-turizmit.
“Konkursi i Kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në qershor.
Në fund të çdo jave nxënësit do të pajisen me një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.
Redaksia Online
(b.t/xh.k/shqiptarja.com)