Rreze Dielli, Eno përgatitet
për finalen e së premtes

Rreze Dielli, Eno përgatitet <br />për finalen e së premtes
Nxënësi Eno Muskaj ka vijuar ditën e katërt të gatimit në rubrikën “Konkurs Kuzhine” në emisionin Rreze Dielli. Kjo ka qenë dita e fundit që ai ka vëzhguar zonjën Tefta gjatë përgatitjes së recetave të ditës, pasi ditën e premte Eno do të realizojë i vetëm dy receta të përzgjedhura nga juria.



Enos nuk do t’i jepet asnjë ndihmë si dhe duhet të tregohet i shkathët për të përfunduar gatimet brenda afatit kohor të 20 minutave. Nga e hëna deri të enjten Eno ka ndjekur me vëmendje këshillat e zonjës Tefta, duke i treguar i mjaft i komunikueshëm me publikun dhe me kamerat.



Në shportën e ushqimeve do të jetë një element kurth, i cili nëse përdoret nga nxënësi e penalizon atë me 20 pikë.



Do të jetë juria e përbërë nga një mësuese, një shef kuzhine dhe zonja Tefta ajo që do të vlerësojë me pikë punën e nxënësit të shkollës së hoteleri-turizmit.



“Konkursi i Kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në qershor.



Në fund të çdo jave nxënësit do të pajisen me një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.

Redaksia Online
(b.t/xh.k/shqiptarja.com)

7/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin