Sot Rrreze Dielli-Jug ndodhej sot në Gjirin e Jalit, ku na sjell atmosferën e kësaj vere.
Gjiri i Jalit, i vendosur mes fshatit të Vunoit dhe Llias, çdo sezon vere vishet dhe mbështillet nga petku i të rinjve të huaj dhe shqiptarë.
Ky gji duket sikur tërheq edhe syrin më të pavëmendshëm.
Pothuajse janë pushuesit e rinj që ndezin këtë atraksion të jugut. Po ashtu përgjatë gjirit ku hijet relaksuese të ullinjve, nga një diell i mesditës gati i pamëshirshëm i bashkohet uji i kristaltë me guralecat vezullues.
Si të ishte një ironi e vërtetë e fatit këtë vit në gjirin e Jalit po bashkëjetojnë dy kampe, me mijëra të rinj e të reja që kanë ardhur nga gjithë qytetet e Shqipërisë, kampi i forumit rinor të LRI dhe kampi i FRESH.
Të dyja kampet janë të vendosura në krah të njërit tjetrit. Nëse do të ishin në bashkëjetesën e një koalicioni PS dhe LSI mbase mijëra të rinj të dy partive do të ishin bashkë në festivalin e IUSY.
ISUY përbëhet nga të rinjtë socialistë të të gjithë botës që për herë të parë kishin ardhur në Shqipëri, për t’iu bashkuar rinisë socialiste shqiptare. Të rinjtë e internacionales socialiste ishin në kampin e LRI dhe shpesh vizitoheshin nga të rinjtë e FRESH.
Të futesh brenda një kampi me mijëra të rinj, të duket sikur hyn në një botë rinore ku freskia mbizotëron në çdo grimcë të peizazhit.
Kurioziteti shtohet edhe më shumë në momentin që në mikrofonin e kamerën tonë erdhi vetëm njëri zë i një prej dy forumeve të partive politike. Por çfarë ndodh nga ana tjetër, brenda kampit të të rinjve të PS.
Tani jemi drejtuar drejt kampit të FRESH që është pak metra larg kampit të LRI-së. Atmosfera duket pak më ndryshe, sikur kostumet bashkë me kravatën nuk kanë lidhje me të rinjtë e PS. Brenda kampit ndihet muzika, topat e pingpongut që sjellin tingujt e njëpasnjëshëm të goditjeve. Përplasjet e letrave të boxhozit dhe sigurisht edhe relaksit tek e tuk si edhe bashkëbisedimeve.
Ndërsa jashtë kampit shijon diellin në plazhin e Jalit, ku bashkohen edhe me të rinjtë e LRI-së dhe të Interrnacionales Socialiste. Për të mos folur më pas për orët e mbrëmjes, këtej nga kampi i FRESH muzika, kërcimet sjellin dëfrimet e aromës së detit.
Të duket sikur në njërin krah ka sfida për të ardhmen ku ndërthuren në harmoni argëtimi me politikën dhe nga ana tjetër të rinjtë e FRESH duket sikur po shijojnë fitoren dhe po e marrin më ngadalë realizimin e sfidave të reja. Tashmë për ta ka ardhur koha të festojnë dhe të relaksohen nën magjinë e fitores.
Elio Hysko, kryetar i forumit rinor eurosocialist na ftoi në një bisedë për të na përcjellë më tepër entuziazmin e tyre të fitores.
“Ky është padiskutim kampi i kampionëve sepse është kampi më i madh në historinë e një forumi politik apo të një partie politike. Tani që po flasim në Jalë, në këtë kamping janë të akomoduar rreth 2200 të rinj aktivistë të FRESH nga gjithë Shqipëria, ç’ka e bën këtë një numër historik dhe gati gati një event madhështor në përmasat e tij.
Aktivitete ne i ndajmë në dy forma. Aktivitete sociale që shërbejnë për tu socializuar dhe për të krijuar mikrogrupe që bashkëjetojnë dhe do bashkëjetojnë në këtë javë. Nga ana tjetër kemi aktivitete me qëllim komunitar që i përkasin hartimit të programit të FRESH-it. Për të rinj që vijnë nga qytete të ndryshme si Kukësi, Dibra që nuk e kanë eksploruar jugun jemi duke u zhvilluar ture të ndryshme në Gjipë, Zonë e Pasqyrave.
Bëjmë gara me kanoa, secili qark ka grupin e tij dhe brenda javës do kemi kampionin. Jemi duke zhvilluar kampionatin e volejbollit, kemi shahistët tanë, mulanin dhe 5-katshin i kemi si kampionat. Kemi festa me muzikë popullore ku të rinj të FRESH që kanë talente do shfaqin element tradicionalë të zonave nga vijnë.
Kemi dhe kinema si edhe një sërë aktivitetesh që zhvillohen. Festat i kemi të përnatshme. Kampionët përveçse punojnë fort, duhet të festojnë fort, 2200 ishte numri minimal i FRESH-istëve që duhet të ishin në këtë kamp. Janë njerëz që kanë punuar gjatë gjithë vitit dhe besoj se rezultati e tregoi punën e tyre.
Është një festë më se e merituar për ta, është një medalje e artë që i varet gjithsecilit nga kampionët tanë. Akomodimi i gjithë të rinjve ishte një vështirësi, por ekipi ynë fantastik arriti ta zgjidhi në mënyrën e duhur, në kohën e duhur.
Me komshinjtë po kalojmë shumë mirë, u kemi çuar edhe një delegacion me 50 të rinj pasi është dhe festivali i IUSY, kemi raporte shumë të mira, nuk kemi pasur as njëlloj problematike. Pati thjesht mosmarrëveshje, por që u kalua me thjeshtësinë më të madhe”, u shpreh Hyska për kamerën e Report Tv.
Dalim nga kampi i FRESH duke kthyer kokën pas, sikur të duam ti themi të rinjve, shijojeni këtë mrekulli të natyrës duke dhuruar mirëkuptim për këdo, pasi idetë janë të shumta, por që varen nga këndvështrimi i secilit prej nesh.
Redaksia Online
E.S Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO