Rrreze Dielli-Jug ndodhej sot në Gjirin e jalit, nga ku na sjell atmosferën e kësaj vere.

Gjiri i Jalit, i vendosur mes fshatit të Vunoit dhe Llias, çdo sezon vere vishet dhe mbështillet nga petku i të rinjve të huaj dhe shqiptarë.

Ky gji duket sikur tërheq edhe syrin më të pavëmendshëm.

Pothuajse janë pushuesit e rinj që ndezin këtë atraksion të jugut. Po ashtu përgjatë gjirit ku hijet relaksuese të ullinjve, nga një diell i mesditës gati i pamëshirshëm i bashkohet uji i kristaltë me guralecat vezullues.

Si të ishte një ironi e vërtetë e fatit këtë vit në gjirin e Jalit po bashkëjetojnë dy kampe, me mijëra të rinj e të reja që kanë ardhur nga gjithë qytetet e Shqipërisë, kampi i forumit rinor të LRI dhe kampi i FRESH.

Të dyja kampet janë të vendosura në krah të njërit tjetrit. Nëse do të ishin në bashkëjetesën e një koalicioni PS dhe LSI mbase mijëra të rinj të dy partive do të ishin bashkë në festivalin e IUSY.
 
ISUY përbëhet nga të rinjtë socialistë të të gjithë botës që për herë të parë kishin ardhur në Shqipëri, për t’iu bashkuar rinisë socialiste shqiptare. Të rinjtë e internacionales socialiste ishin në kampin e LRI dhe shpesh vizitoheshin nga të rinjtë e FRESH.

Të futesh brenda një kampi me mijëra të rinj, të duket sikur hyn në një botë rinore ku freskia mbizotëron në çdo grimcë të peizazhit.
 
“Festivali botëror i IUSY është një traditë shumë e vjetër e kësaj organizate ombrellë për të gjitha forumet rinore të majta në gjithë botën. Pavarësisht se ne kemi kërkuar të zhvillojmë aktivitete të kësaj natyre në Shqipëri, ka qenë pak e vështirë duke mos ditur ndoshta drejtuesit e kësaj organizate kushtet apo çfarë ne ofrojmë si Shqipëri.

Ju e dini që kampi i Jalit është një traditë për të rinjtë e LRI që në vitin 2008. Ky kamp ku ju ndodheni është një kamp që e kemi ndërtuar që në vitin 2014 duke e bërë pjesë të tonën dhe duke e bërë pjesë të aktivitetit tonë veror. Meqenëse këtu kishim të gjithë infrastrukturën të ngritur është shtëpi jonë për muajt e verës. Realiteti është se pak gjëra kemi ndryshuar nga ato çka ne u kemi ofruar edhe të rinjve të LRI ndër vite.

Nga viti në vit ne i kemi përmirësuar mënyrë sesi e kemi organizuar kampin tonë veror. Ne kemi disa zona, kemi zonën e çadrave, kemi 3-4 zona të kampit që shërbejnë për të realizuar trajnime, është hyrja kryesore (backstage) ku ne organizojmë aktivitetet e darkës. Më pas kemi kuzhinën ku kemi bërë disa ndërhyrje për ta kthyer në gjendje më të mirë. Qendrën shëndetësore ne e kemi vënë edhe në dispozicion të pjesës tjetër të Jalit, qoftë edhe pushuesve që s’janë pjesë e kampit, duke qenë se këtu nuk ka një qendër shëndetësore.

Ne kemi mjek profesionit, infermier profesionist aty. Rregulla brenda kampit ka, është njësoj si një shtet ku ke ligjet për të funksionuar kështu është brenda kampit. Si zv/presidente e IUSY, në të njëjtën kohë edhe për shkak të marrëdhënies që LRI dhe LSI kanë me partnerët ndërkombëtarë, kontrata për të zhvilluar këtë festival ka qenë ekskluzive për LRI, e firmosur diku rreth muajit Prill.

Jo se duam të jemi përjashtues, por sepse ne nuk duam të kemi konflikt ndërmjet të rinjve aq më tepër në një gjuhë apo tonalitet që ishte përdorur nga deklarata e FRESH”, u shpreh për mikrofonin e Report Tv, zv/presidentja e IUSY, njëherazi edhe deputet e Kuvendit të Shqipërisë, Kejdi Mehmetaj.
 
Dalim nga kampi ku organizohet festivali i IUSY për të zbuluar më tej këtë gji që më lejoni tu them se vlon në këto ditë të nxehta korriku. 

Redaksia Online
E.S Shqiptarja.com