Në bregun e detit, peisazhit të ndërthurur me guralecat dhe hijeshinë e detit i bashkohen edhe baret, restorantet sigurisht edhe çadrat me shezllon.

Një ndër më të rëndësishmet e qëndrimit të pushuesve në relaks është edhe shërbimi që ofrojënë bizneset që janë në breg të detit.

Për t'u futur në botën e personave që shërbejnë për pushuesit ne shkuam në bregun e Drimadhës, për tu sjellë nga një tjetër këndëvështrim se çfarë shërbimesh sjellin ata për turistët e huaj edhe ata shqiptarë. 

Menaxheri i një prej lokaleve që janë vendosur në Drimadhë, Migeni nga Tirana i cili të gjithë sezonin veror e kalon pranë detit dhe punës së tij, ndan me ne eksperiencën e tij në punën që bën.

Ai u shpreh se është një punë e përditshme me shumë lodhje dhe shumë mund. Por më e rëndësishmja për të është kënaqësia e pafund që i dhuron e punuar buzë plazhit. 

Teksa Migeni flet për kamerën e Report Tv thekson: Ndjehemi mirë kur punojmë, pasi u shërbejmë një klientele që vijnë nga jashtë. Përgjithsësisht shumica nuk janë banorë të shqipërisë, janë të huaj ose shqiptarë që jetojnë jashtë, të cilët kërkojnë një shërbim cilësor, të kulturuar dhe sa më të mirë. Në këtu ofrojmë ëmbëlsirën, pasi kur je buzë plazhit duhet edhe të ëmbëltohesh, jo vetëm i kripur, ndaj kemi futur në menunë tonë disa lloje ëmbëlsirash të ndryshme siçështë krepi, ëaffles edhe sandëich i kripur për detin. Kemi edhe kuzhinë verore për njerëzit që konsumojnë pak ushqim, jo shumë. Jemi gati 7 persona staf , kamarieri, banakieri, kuzhinjerja, krepieri, kuzhinjerja që merret me pergatitjen e ushqimeve të detit. Kemi edhe pjesën e shezlloneve që bëjmë shërbimin me të ngrënë e të pirë. Pjesa më e madhe janë turit të huaj, shumë pak ka shqiptarë. 

Ne kemi vënë një menu para se të hysh në lokal ku ofrojmë një gamë të ushqimeve dhe pijeve që ofrojmë të shkruara dhe në anglisht. Stafi im është njohës i gjuhës angleze dhe Italiane. Në përgjithësi shikoj se ka një abuzim me çmimet në disa lokale, jo në të gjithë Dhërmiun apo Drimadhën dhe nga këto 2-3 biznese që ofrojnë këto çmime super të shtrejnta, digjen dhe shumë biznese që kanë çmime normale. Unë kam çmime pothuajse si çmimet e Tiranës dhe kur vijnë njerëzit habiten dhe më pyesin pse i ke ti kaq lirë? 

Një kafe është 100 lek, aq sa kushton edhe në Tiranë, një krep është 200 lek aq sa kushton edhe në Tiranë, një birrë është 200 lek aq sa kushton edhe në Tiranë. Pra 90% të pijeve edhe ushqimeve i kemi aq sa kushtojnë edhe në Tiranë. Nuk qendron ajo që thonë njerëzit që për të ardhur me pushime në Dhërmi apo Drimadhë duhet të kesh një thes me para me vete. Përsa i përket rrymës elektrike me të cilën furnizohemi më përpara ka pasur probleme, por tani përmirësime të dukshme edhe pse me raste ka mungesë të energjisë elektrike e cila na dëmton edhe në mallin tonë. Infrastruktura ka dobësitë e vet, ikin dritat, ikën uji dhe stresi është gjithmonë i pronarëve dhe menaxherëve. Por pavarsisht këtyre mundohemi të ofrojmë më të mirën për klientin. Puna më intensive këtu është në fundjavë, pasi vijnë më shumë njerëz”


Vjollca, shqiptarja e cila jeton në Napoli, e cila ka biznesin e saj edhe në Napoli, ka zgjedhur Drimadhën për të hapur biznesin e saj pranë bregdetit dhe për ta zhvilluar atë.

Ajo u shpreh se është shumë e kënaqur nga zgjedhja e saj dhe është e gëzuar që ka arritur të krijojë diçka nga Napoli këtu në Shqipëri. 

Është vend i bukur, e kam krijuar çdo gjë vetë. Më pëlqen rrjeti bizneseve dhe kam hapur në shumë vende biznese të këtij lloji. Më pëlqen kontakti me njerëzit, më pëlqen ambjenti. Ndihem shumë e respektuar që kam shumë italianë që vijën edhe me vizitojnë në biznesin tim. Kam krijuar një kuzhinë të vogël këtu në Drimadhëz, kuzhinë që e bëj vetë. Biznesi im në Itali quhet “La Paranzza”, është një restorant familjar ku gatuhen vetëm ushqime deti. E kam ndërtuar vetë, me forcat e mia, kam bërë edhe një libër, kam filluar edhe si masterchef  në Itali dhe jam shumë krenare për këto gjëra që kam bërë në Itali dhe dua ti bëj edhe këtu në Shqipëri.

Përsa i përket çmimeve, unë nuk mbaj çmime të larta, pasi dëgjoj shpesh herë italianë që vijnë dhe kur shohin çmimet pyesin, ku jemi këtu, në Karaibe? 
Çmimet e mia janë çmime jo të larta, janë çmime familjare pasi vetë biznesi im është biznes familjar
". 

Çmimet dhe shërbimet, flasin pushuesit
Në këto ditë të nxehta korriku, pushuesit kanë mbushur bregun e Drimadhës. Ata kanë zgjedhur ti kalojnë pushimet e tyre në bregun e jugut të Shqipërisë. Një prej pikave më të rendësishme të kënaqësisë dhe relaksit të tyre është padyshim deti që ofron magjinë e tij, por nga ana tjetër është edhe shërbimi që ata marrin. Çfarë ata mendojnë për shërbimin që u ofrohet në restorante dhe dhomat ku janë akomoduar. A e justifikon çmimi shërbimin që marrin? Shkojmë edhe pyesim pushuesit për të mësuar më tepër rreth shërbimit që ata marrin në bregun e jugut. 

Megi, një pushuese nga Kosova u shpreh se në Drimadhë ajo ndodhet me familjen e saj. Për Megin bregdeti i Drimadhës është shumë bukur, shumë qetë dhe nuk ka shumë njerëz. Përsa i përket çmimeve Megi shprehet se çmimet janë pak të larta duke qenë se është një vend turistik, por jo të papërballueshme. Përsa i përket hotelit ku është akomoduar, Megi thotë se nuk është e kënaqur, pasi ka paguar 50 euro natën, por çmimi nuk e justifikon shërbimin. Në lidhje me ushqimin, pushuesja nga Kosova u shpreh se është shumë i mirë, jo  në çmime statosferike, çmime të përballueshmë, por një problem është ngadalësia me të cilën shërbejnë. Pra për Megin shërbimi është i ngadaltë, nuk janë shumë të kujdesshëm

“Deti jugut është jashtëzakonisht i bukur. Shqipëria është definitivisht me fat që zoti i ka fal kaq shumë mrekulli natyrore dhe natyra është ajo çka na tërheq për të ardhur këtu”, u shpreh Megi.