Rreze Dielli jug ditën e sotme ka ndjekur intinerarin Himarë-Butrint, nga ku na ka prezantuar dhe njohur me vijën bregdetare të jugut të Shqipërisë dhe Parkun e Butrintit, si edhe përcjell disa nga emocionet e tursitëve të huaj e shqiptarë.
Intinerari Himarë - Butrint
Pafundësia e detit me të gjitha nuancat e blusë mbart emocione te ndryshme të gjithsecilit që shijon pushimet në bregun e jugut të Shqipërisë.
Rrugëtimi ynë vazhdon e behet më intesiv kur të tjera vende e plazhe i sjellim në vëmendjen tonë. Kështu ecim përgjatë bregut duke lënë tashme Himarën për te shijuar edhe më shume vende që ofrojnë shumëllojshmëri mendimi e përjetimi.
Ndalojmë për pak çaste në vendin e quajtur Porto Palermo, i cili ndodhet mes qytetit të Himarës dhe fshatit të Qeparoit. Magjia e këtij vendi nuk qëndron vetëm tek deti e rrezeve qe mund te marrësh gjatë pushimit në çadër.
Jemi në kalanë e Ali Pashë Tepelenës, i cili e ndërtoi atë si një dhuratë për gruan e tij, Vasiliqin.
Ecim për t’u sjellë gjithë itinerarin nga Himara në Butrint.
Qeparoi i ndërtuar në një shpat mali me një vije të madhe bregdetare. Fshati i cili ka marrë këtë emër nga lulja e Qiparizit, ndodhet rreth 87 km larg qytetit të Vlorës.
Sapo kapërcejmë Qeparoin, befas të shfaqet një pamje magjike me një det të pafund, Borshi.
E bukura qëndron se para se të shfaqet deti dhe bukuria e tij, në fillim shfaqet fshati me shtëpitë që kanë ndërtuar banorët e zonës.
Fshati i Piqerasit përshkruan udhëtimin tonë. Sapo kalojmë shtëpitë e fshatit gjendemi në plazhin e Bunecit ku mrekullia e detit ofron këtë pamje.
Ecim rrugës ku Fshati i Lukovës tërheq vëmendjen tonë.
Pas Lukovës në rrugën tonë i bashkëngjitet fshati i Shën Vasilit. Një rrap në qendër të tij qëndron ku mund të ndezësh qirinj për të vdekurit dhe të gjallët. Ky vend i mire e dallon fshatin Shën Vasil, nga të gjithë fshatrat e tjerë të rrugës së rivierës, dikur degëzim i rrugës "Egnatia", e cila lidhte Romën e lashtë me Ilirinë e jugut ose Epirin, dhe tokat helene.
Sapo kalojmë fshatin e Nivicës kthehemi në gjirin ndoshta më të lakmueshëm për turistët, ai i Kakomesë. Befas në mes të rrugës si për të na dhënë një mirëseardhje na ndalon një lopë. Kush e di çfarë kërkon të na thotë.
E zbulojmë tek jemi para një porte që bllokon udhëtimin tonë për në plazhin e Kakomesë.
Sa do donim të ishim të gjithë të gjiri i Kakomesë, për të shijuar dhe bregdetin, por është e ndaluar hyrja për persona të paautorizuar, pasi është një pronë private.
Largohemi nga Kakomeja me një peng për ta shijuar të vetmin plazh ku ndalohet hyrja.
Mbërrijmë në destinacionin e qytetit magjik të Sarandës, brenda të cilit janë ndërthurur gjithçka që nëpër fshatrat e tjerë në breg nuk të ofrohen si jeta e natës apo moria e restoranteve apo bareve.
Pasi lëmë Sarandën udhëtimit tonë i bashkëngjitet qyteti i ujit të kristaltë me guralecë aq të vegjël sa në pamje të parë të duket sikur është rërë e bardhë. Ksamili ashtu si vitet e shkuara edhe këtë vit ishte i mbushur plot me pushues.
E mbyllim itinerarin tonë në Butrint për të zbuluar të tjera të thëna e të pathëna në këtë park kombëtar ku antikiteti i një qyteti herë të duket si i gjallë e herë të fut në mendime të thella.
Brenda Parkut Të Butrintit, Qyteti i Lashtë Që Terheq Vizitorët
Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961. Është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.
Duke ecur ne Butrint është e vështirë të imagjinosh format e ndryshme që qyteti ka marrë dhe ndryshimin e fateve të banorëve të tij në breza.
Përgjatë 2500 vjetëve qyteti ka ndryshuar sipas periudhave të ndryshme.
Në shtegun e hyrjes kryesore gjendet dhe një pikë shitjeje suveniresh.
Anxhela, vajza që punon në këtë pikë shitjeje rrëfen për kamerën tonë se ka 6 vite që merret me këtë shitje dhe se çdo produkt i shitur aty është i bërë nga duart e saj, me ndihmën edhe të familjes.
Anxhela tregon se janë të huajt ata që i duan më shumë punimet tradicionale.
“Ndoshta është marketingu i duhur ai që i tërheq ata. Në marrim copa të vogla dhe i punojmë në syrin e tyre, duke bërë kështu marketingun më të mirë të mundshëm nga ana jonë. Është mjaft i kënaqshëm interesi i tyre”, u shpreh Anxhela.
Anxhela gjithashtu tregon se ajo çka turistët pëlqejnë më së shumti janë mozaikët me Parkun e Butrintit.
Ata që më së shumti gjen brenda qytetit të lashtë të Butrintit janë të huajt, të cilët vijnë nga shtete të ndryshme të botës.
Pamja e tyre të shton edhe më shumë kuriozitetin teksa kuptoj këtë qytetërim të lashtë dhe nga ku ata shfaqin shenja habitëse në mimikën e fytyrës së tyre.
Për kamerën e Report Tv, Ana, një turiste nga Poloni tregon se i pëlqen shumë Butrinti.
“Më pëlqen shumë këtu. Isha në Greqi vitin e kaluar, por mendoj se monumentet këtu janë në kushte më të mira se atje. Është më natyrale dhe ka më pak njerëz, është shumë e lehtë të shohesh vërdallë dhe kjo është shumë e rehatshme”.
Në rrugëtimin tonë duke shijuar zonën arkeologjike të Butrintit ndalemi edhe para monumenteve të cilat tërheqin nën gotekun e shijes së mendimit e historisë.
Një prej personazheve më të veçantë ishte Pol, një djalë i ri i cili ndihmonte bashkatdhetarët e tij polak në përkthimin e gjuhës shqipe.
Kur u afruam pranë tij menduam se ishte shqiptar, pasi nga fjalët e tij rridhte aq bukur e pastër gjuha shqipe. Por e gjithë kjo ka një shpjegim.
“Unë di shumë mirë shqip, kam mbaruar shkollën 9-vjeçare, shkollën e mesme këtu në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës. Prindërit e mi punojnë në Shkodër, merren me punë vullnetare, prandaj jemi transferuar këtu në vitin 2008 kur unë isha shumë i vogël. Kështu që u detyrova në një farë mënyre për të mësuar shqip. Në Shqipëri vijnë shumë turistë të huaj nga Polonia dhe këtu kërkohen shumë njerëz që i flasin të dyja gjuhët. Unë sot kam kënaqësinë që bëj guidën profesionale dhe shërbej si përkthyer për turistët polak, ndërsa vitin e kaluar jam kujdesur për grupe turistësh. Përsa i përket arkitekturës në këtë qytet, për mendimin tim, gjithçka ka një kuptim, nuk është ndërtuar kot, por ka një funksion”.
Nga ana tjetër turistët shqiptarë ishin më individual në shëtitjen e tyre ne Butrint. Teksa shkrepnin foto ata udhëhiqen vetëm nga hartat dhe jo nga një ciceron në grupe të caktuara.
Në pika kyçe janë vendosur panele informuese në gjuhën angleze e shqipe. Në kështjellën që ndodhet në akropol, ndodhet muzeu.
Kjo ishte shëtitja jonë në Parkun e Butrintit në të cilën ne shkëputëm emocionet jo vetëm të turistëve shqiptarë, por edhe të huaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO