Mini bukë misri
Përbërësit:
- 1 kokërr vezë
- 100 ml qumësht
- 3 lgj miell misri
- 5 lgj miell gruri
- 1 lç kripë
- 1 lç fryrës
- ½ kungull
- 2 bishta qepësh
- ½ tufë majdanoz
- 2 lgj vaj
- ullinj
- djathë
Përgatitja:
Fillimisht grijmë imët kungullin dhe qepët e njoma. Miellin e misrit e bashkojmë me miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. Bashkojmë dy llojet e miellit me kungullin dhe qepët e grira. Shtojmë qumështin, vezët dhe majdanozin. Rregullojmë shijen me kripë dhe pak piper dhe më pas realizojmë bukë të vogla mbi të cilat mund të vendosim dhe nga një kokërr ulliri. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.
Shportëza me tërshërë
Përbërësit:
- 1 banane
- 1 kupë tërshërë
- 1 lç kanellë
- ½ lç pluhur pjekës
Përgatitja:
Shtypim mirë një banane dhe e vendosim në një tas ku shtojmë tërshërën, kanellën dhe pluhurin pjekës. E trazojmë mirë dhe masën e vendosim në tavë me forma të vogla për mini kekë. Në qendër të çdo mini keku krijojmë një hapësirë ku vendosim fruta të stinës sipas dëshirës. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur për pak minuta.