Rreze Dielli/ Patologia e njohur sugjeron metodat që na shërojnë thonjtë (VIDEO)

Më thuaj çfarë thojsh ke, të të them se sa i shëndetshëm je! Kjo është shprehja që i shkon shumë mirë për shtat patologjive të ndryshme, treguesi i të cilave është një ndryshim i dukshëm në thonjtë tuaj. Ngjyrat dhe vijat në thonj mund të thonë shumë për shëndetin tuaj, duke paralajmëruar rrezikun e një sëmundje.

Patologia Pranvera Nezaj, e ftuar sot në “Rreze Dielli” ka treguar problematikat që hasin më shpesh individët dhe që sipas saj duhet të tregohen më të kujdesshëm.

Problemet që hasim më së shumti janë myku, futja e thoit në lëkurë, vijat e bardha që kjo është më së shumti mungesë vitaminash. Moshat e treta janë ato që vuajnë më shumë për shkak se i kanë lenë pas dore thonjtë e tyre”, është shprehur Nezaj.

Ajo ka pohuar gjithashtu se më problematikë janë thonjtë e këmbës pasi ato janë të mbyllura dhe nuk marrin ajër sa duhet. “Thonjtë e këmbëve janë më të rrezikuar pasi ato nuk marrin ajër sa duhet dhe ne nuk kujdesemi shumë për këmbët. Ajo që duhet të kemi parasysh është që këmbët duhet ti lajmë shpesh, mos t’i lemë të djersiten sepse lagështira krijon myk dhe ti hidratojmë sicc duhet”, ka pohuar patologia Pranvera Nezaj.

Ajo është shprehur gjithashtu kategorike edhe përsa i përket operacioneve që bëhen shpesh për shërimin e thonjve, duke sugjeruar protezat si zgjidhjen ideale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi