Emisioni “Rreze Dielli’ ka udhëtuar në Kosovë bashkë me doktorin popullor Ylli Merja për të takuar qytetarët e Ferizajt, për të shprehur shqetësimet e tyre shëndetësore. Ata kanë ndarë me dr. Merjan shqetësimet e tyre shëndetësore, ndërsa kanë marrë këshilla të vyera për të kuruar sëmundjet e ndryshme përmes kurave bimore.
Në fjalën e tij dr. Merja ka trajtuar një sërë sëmundjesh duke dhënë receta të ndryshme me përzierje bimësh, duke filluar nga prostata, migrena, diabeti apo tensioni.
Ja si mund të kurohen sëmundjet e ndryshme përmes bimëve medicinale sipas dr.Ylli Merja:
Arterio Skeloroza
Bimët kryezore që luftojnë këtë sëmundje janë ato bimë që kanë acide organike si lëkura limonit, molla e egër, lulja e murrizit dhe frutat e murrizit.
Prostata
Hithra ndihmon në pengesat në urinim, trëndafili i egër, rrushi i ariut, farat e kungullit dhe gjembi gomarit.
Konstipacioni
Luftoni konstipacionin me 3-4 lugë gjelle në mëngjes me tërshërë. Tërshëra të jep edhe ndjesinë e ngopjes. Përpos kësaj është antistres shumë i mirë, na ndihmon në qarkullimin e gjakut, dhe sistemin e tretjes.
Anemi, zverdhje në fytyrë, këputje trupore, sëmundje mëlçie apo sistemit të tretjes
Hithra është mbretëresha e bimëve mjekësore, falë përdorimin që ka tek njeriu qoftë nga përdorimi i çajit të hithrit, qoftë nga përdorimi i gjetheve të hithrës, në ushqime. Përftimet e saj janë të shumta në drejtim të mikroelementëve që organizimi i njeriut ka shumë nevojë për to.
Diabeti
Preshi, bamjet janë të mrekullueshme për njerëzit me diabetë. Cdo darkë në një litër ujë vendosni 4-5 bamje në ujë të nxehtë, lërini tërë natën dhe përdoreni gjatë ditës. Lëngu I mollës së egër si pije rifreksuese e mrekullueshme për diabetin. Po ashtu, thana, rrënja e gramit. Krahas tyre sygjeron kungullin kalabash, farat e të cilit ndikojnë në uljen e sheqerit në gjak.
Ulja e kolesterolit në gjak
Molla e egër ul sheqerin por edhe kolesterolin në gjak. Lulja e murrizit, disa kokrra arra, farat e lirit, bajamja e egër, qumështi bletës dhe shafrani kurojnë masivisht kolesterolin në gjak.
Tensioni i ulët
Në rastet urgjente marrim pak kripë sa mollëza e gishtit e vendosim poshtë gjuhës sepse aty janë enët e qarkullimit të gjakut. Marrja e lëngjevë siç është dhalla me kripë, është një stimulues I qarkullimit të gjakut. Bima më kuruese e tensionit është sherebela.
Kura për qetësinë nervore
Bari bletës është qetësues i mrekullueshëm nervor, qetëson si sistemin nervor qëndror dhe periferikë. Por edhe bimë të tjera si pelina e rëndomtë janë një qetësues i mrekullueshëm nervor.
Anemia
Rrënja e sanzës, çaji alkanias,mjalti, propolisi, qumështi i bletës, vaji i sinapit. Përdorimi i disa çajrave bimorë me këto bimë ju ndihmon .
Migrena
Bari bletës, lulja livandos, gjethja e ullirit që janë edhe qetësues të sistemin nevror dhe ndihmues të qarkullimit të gjakut. Përdorimi i pistëlve të shafranit, ato fijet e kuqe janë të mrekullueshme. Çaji i boronicës, brenda një jave e mban shkallën e agresivitetit të migrenës në shkallë të ulët.
AKENI FERIZAJQETO QAJNA
Përgjigju