Rrezik censure, Arta Marku shtrëngon informacionet, zbulohet udhëzimi i plotë

TIRANE-Pas daljes së përgjimeve për dosjet 339 të Durrësit dhe 184 të Dibrës për krimet zgjedhore, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka shtrënguar informacionet për mediat. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar udhëzimin e plotë me 30 nene që Arta Marku ka firmosur në datë 30 korrik, pra pak ditë më parë për të gjithë prokurorët. Neni 10 i udhëzimit kërkon ndalimin e publikimit të cdo informacioni për cdo cështje deri në përfundim të hetimeve paraprake. 

"Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me cështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake" thuhet në dy pikat e para të nenit 10. Udhëzimin e ndanë një fije e hollë nga censura, pasi më këtë vendim rrezikohet që edhe një arrestim mund të mbahet sekret.

Ndërkohë që kur gjyqi bëhet me dyer të mbyllura, theksohet se informacioni, sikur ndodh në cdo vend të botës publikohet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë.

Por të shumëdiskutueshme janë dy pikat e para të nenit, teksa udhëzimi i Kryeprokurores Arta Marku vjen pas kritikave të herëpashershme ndaj prokurorëve. Në analizën vjetore për 2018 shefja e organit të akuzës u bëri një 'dush të ftohtë' prokurorëve në Prokurorinë për Krime të Rënda. Marku tha asokohe se disa prokurorë kanë nxjerrë dokumente sekrete, ndërsa u bëri thirrje atyre që të mbajnë larg gazetarët, pasi ata nuk janë pjesë e grupit hetimor.

"Këtë duhet ta bëni me çdo kusht për të rivendosur dinjitetin e cenuar si dhe të bindni opinionin publik se ky është një organ kushtetues dhe hetimi dhe jo një supermarket ku çdo gjë ka çmim" tha ajo në 27 mars të këtij viti. Ndërkohë që dalja e përgjimeve për dy dosjet që shkaktuan edhe debat të fortë politik ishte kulmi ç'ka ka sjellë edhe miratimin e udhëzimit të ri.

Neni 10 Ndalimi i publikimit të aktit
1.            Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me cështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.

2.            Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

3.            Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalimi i publikimit hiqet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë, por me kusht që publikimi të jetë autorizuar nga Ministri i Drejtësisë.

4.            Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale.

5.            Ndalohet publikimi i regjistrimeve të bëra në regjistrin e njoftimit të veprave penale deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale.

6.            Prokurori i cështjes me vendim të arsyetuar vendos ndalimin e publikimit të aktit, i cili ekzekutohet nga koordinatori për median.

( kliko këtu për të lexuar udhëzimin e plotë )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shefkiu: 12/08/2019 22:56

    O arber te shohim do burgosen Tahiri ose Dako dhe ateheremund te themi we arta nuk ja ....... ed rames

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/08/2019 21:16

    Bravo, Kështu veprohet në qdo vend të civilizuar dhe demokratik...!!!

    Përgjigju
  • redi: 12/08/2019 19:29

    Sipas kodit penal, cdo prokuro ose polic gjygjesor mban pergjeghesi penale be rast se dalin informacione nga doshet ne hetim.Zonja Marku mire ben qe merr mass por militantet shfrytezuan detyren per qelline politike.Do mbaj ndonjeri pergjegjesi per cfar ka ndodhur deri tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë