Rrezik nga kanceri? Reagon 
OBSH: Nuk thamë mos hani mish

Rrezik nga kanceri? Reagon <br />OBSH: Nuk thamë mos hani mish

Para pak ditësh të gjitha mediat shkruan se mishi i kuq apo dhe mishi i përpunuar ishin ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjes së kancerit. Mbas shumë reagimesh në të gjitha mediat, sidomos në rrjetet sociale OBSH vendos të thyejë heshtjen. Raporti i para pak ditësh vuri në alarm të gjithë njerëzit në mbarë botën. Por, është sërish OBSH e cila konfirmon me ngulm  se ajo nuk është duke u thënë njerëzve të mos hanë mish të përpunuar, sallam apo proshutë.

Por mbas lajmit të bujshëm, OBSH po përpiqet të lehtësojë panikun  duke thënë se raporti i përket kërkimeve të bëra në vitin 2002

Një zëdhënës i organizatës  tha për agjensinë Reuters se lista e publikuar nga Agjensia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi kancerin ishte një studim i vitit 2002 ku mishi i përpunuar klasifikohej si grupi i parë kancerogjen.

 Mbas raportit të publikuar se mishi i përpunuar rrit rriskun e sëmundjes së kancerit, OBSH këmbëngul se ky raport nuk është duke thënë që njerëzit të ndalojnë së konsumuari mish të përpunuar.

Fermerët dhe industria e mishit kanë reaguar me zemërim mbas këtij lajmi të bujshëm i cili e konsideronte mishin e  përpunuar në të njëjtën listë me duhanin dhe rrezatimet gama si shkaktarët kryesorë të kancerit.

Sipas ekspertëve të konsumuarit vetëm 50 gram mish të përpunuar apo 2 feta proshutë në ditë rrit rrezikun e kancerit me 18% më shumë.

 “Raporti i fundit nuk është duke thënë që njerëzit të ndalojnë së konsumuari mish të përpunuar, por thjesht të reduktojnë ato produkte që shkaktojnë kancer”- u shpreh zëdhënësi i OBSH mbas kërkesave të shumta për sqarime.

Ai shtoi se një grup ekspertësh të OBSH-së gjejnë lidhje mes dietës dhe sëmundjes. Ata janë duke nisur të shohin impaktin që mishi i kuq dhe ai i përpunuar do të ketë vitin tjetër  në shëndetin publik.
 
Ky sqarim vjen për të lehtësuar të gjithë ata që duan proshutën. Për të gjithë ata që po përdorin hushtag të tillë si #FreeBacon, # Bacongeddon dhe #JesuisBacon. Në këtë mënyrë ata po shprehin indinjatën e tyre në Tëitter.
 
Politikani australian Andrae Rupprechter postoi një foto në facebook duke mbajtur një pjatë me mish duke e quajtur raportin e OBSH një farsë.
 
Ndërkohë ministri gjerman i agrikulturës Christian Schmidt tha se askush nuk duhet të ketë frikë së ngrëni bratwurst si sot dhe më vonë. Ai shtoi se gjithçka varet te sasia. Të hash shumë është e pashëndetshme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja