Organizata “Miqësia Ulëz” njofton se kjo organizatë në bashkëpunim të ngushtë me OM Peshkimit të liqenit Ulëz dhe aktorë të tjerë lokal, kanë organizuar monitorimin e gjuetisë së peshkut në liqenet Ulez dhe Shkopet në 5 grupe peshkatarësh që kryejnë aktivitetin e tyre në këto liqene, për të parë më nga afër sasinë dhe lloin e specieve të peshkut në këtë liqen, dhe rezultatet janë shumë shqetësuese, 13 kg peshk rezultoi për të gjitha grupet e peshkimit.
Një sasi shumë e ulët për hapësirën e këtyre liqeneve.
Specialistët e ruajtjes së natyrës në këtë zonë thonë se, ulja e nivelit të ujit rreth 16 m (ose reduktim i sipërfaqes së tij në masen 50%) që nga muaj prill i këtije viti (sezon i shtimit të peshkut) dhe që vazhdon të jetë në këtë nivel, nga mos ruajtja e regjimit të ujrave nga HEC Ulëz, tashmë i privatizuar, ka sjellë dështimin total të peshkimit në këtë liqen, duke ulur ndjeshëm sasinë e llojeve të specieve të peshkut në liqenet e Ulzës dhe Shkopetit, pjesë e Parkut Natyrorë Rajonal të Ulëzës./ATSH/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com