VLORË- Dy persona janë gjobitur dhe i janë bllokuar mjetet lundruese pasi po kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese të llojit “Jet ski”, duke rrezikuar pushuesit.

35-vjeçari me iniciale G.Zh., dhe 45-vjeçari me iniciale A.H, të dy nga Saranda u gjobitën nga 10 mijë lekë secili. 

Përveç gjobës, u bllokuan mjetet lundruese me të cilat po kryenin  manovrat e rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të  personit me iniciale  A. H., për mungesë dokumentacioni.