Rrezikohet pjesëmarrja në Superligë, presidenti i Erzenit ikën pa ardhur mirë
Festa e Erzenit sezonin e shkuar
Erzeni është në kolaps dhe rrezikon pjesëmarrjen në Superligën e futbollit ediconin e ri. Vera në Shijak ka qenë e nxehtë dhe të "djegurit" e vetëm duket se janë tifozët e klubit, që kanë qenë me ndjenja të luhatura këtë javë. Nëse drejtuesit prezantuan presidentin Ali Kasa, biznesmenin që erdhi nga Australia për të investuar në Shijak, tanimë gjërat kanë ndryshuar.
Duket se palët nuk kanë gjetur akordin e duhur dhe për tejkalim të afateve të premtuara, nuk është bërë kalimi i aksioneve nga Shoqata e Futbollit. Kështu, pas klimës së gjetur në klub është larguar edhe biznesmeni Ali Kasa, pa ardhur ende mirë.
Presidenti i klubit tanimë vijon të jetë Ardian Jasini, që është kreu i Shoqatës. Nëse nuk do ketë një ndërhyrje dhe afrim të sponsorëve të rinj, për shkak të financave jo të duhura Erzeni rrezikon të mbetet pa Superligë.
Pa sponsora, pa president dhe pa trajner, në kushtet kur të gjitha skuadrat kanë nisur përgatitjet; lojtarët e Erzenit po stërviten të vetëm. Në trajnimin e fundit kanë qenë prezent në "Tofik Jashari" lojtarët: Ardit Peposhi, Gezim Krasniqi (kapiten), Ardit Iljazi, Ilirid Ademi, Florijan Kadriu, Nehar Sadiki, Dashamir Xhika, Anteo Osmanllari, Klevis Hasanbelli, Sokol Kiqina, Shefki Aliti, Rejnaldo Troplini dhe Amer Duka.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.8%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPECIALE/ Kruja e turistëve të shtuar dhe e monumenteve 'të harruar'! Viti 2024 surprizon drejtuesit e muzeve, por lë pas dore mirëmbajtjen e Albanapolit antik
27 Korrik, 14:43
-
Baleti kontemporan 'Uni' shfaqet me sukses në Durrës, Shqevi: 'Uni' na bën të rikthejmë vëmendjen te brendia jonë
27 Korrik, 14:34
-
VIDEO/ U mori varësen me forcë dy pushuesve në plazhin e Durrësit, arrestohet 32-vjeçari (EMRI)
27 Korrik, 11:52
-
Durrës/ Humbi kontaktet me familjen para 2 ditësh, gjendet i mbytur në det 20- vjeçari
27 Korrik, 11:46
-
Sherr për pronën në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! 4 të arrestuar, mes tyre polici që përdori armën e shërbimit
26 Korrik, 16:13
-
Zbulohet 'baza' e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 vajza 25-vjeçare! Në kërkim 3 të tjerë
26 Korrik, 13:37
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Me përgjues në hotele dhe spiunë në rrugë, si survejoheshin turistët në periudhën komuniste! Zbulohen dokumente të reja në ekspozitën e çelur në Durrës
25 Korrik, 15:54
-
Durrës/ Iu merrnin para qytetarëve që parkonin mjete në 2 hapësira pa pagesë, procedohen penalisht 3 persona
24 Korrik, 10:22
-
Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik gjatë natës, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës
24 Korrik, 07:05
-
Durrës/ Plagosi 70 vjeçarin për borxhin e të birit, publikohen pamjet si ndodhi ngjarja
23 Korrik, 12:40
-
Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri
23 Korrik, 09:32