Ka marrë fund tortura e një grupi fëmijësh në Elbasan, të cilët rrezikonin të linin shkollën, për shkak të mungesës së transportit. Ka qenë deputeti i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, që pasi është njohur me problematikën iu ka ardhur në ndihmë, duke zgjidhur përfundimisht këtë shqetësim.
Pas shfaqjes së kësaj problematike, deputeti Balla ka kontaktuar me përfaqësuesit e Drejtorisë Arsimore Elbasan, e cila ka marrë menjëherë masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj problematike mjaft sensitive.
Pas negociatave të Drejtorisë Arsimore Elbasan me personin që ka linjën e transportit të udhëtarëve Elbasan- Bradashesh u arrit një marrëveshje dhe tashmë 23 nxënësit e zonës së Bradasheshit do të kenë mundësi të ndjekin pa ndërprerje shkollën e tyre pa asnjë pagesë shtesë transporti.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com