Ka afro 25 vjet që Shqipëria po përjeton një realitet të ri ekonomiko-politik. Iniciativa e lirë përbën filozofinë e veprimit në ekonomi dhe biznes, kurse liria e të shprehurit përfaqëson “themelin” e pluralizmit në politikë.
Si rrjedhojë e ndryshimeve të ndodhura që nga viti 1990 e këtej, tashmë ekziston si realitet një klasë biznesmenësh. Të cilët u bënë të tillë më shumë nga guximi dhe nga intuita për të kuptuar përpara të tjerëve faktin se koha e barazitizmit ishte flakur tutje dhe se një kohë tjetër kishte ardhur.
Një kohë që kishte si aksiomë të saj faktin se “përgjegjës për mirëqënien tënde në kapitalizëm je vetë ti”. Ndaj dhe këta njerëz vrapuan më shpejt se të tjerët, duke qenë sot në rreshtin e parë të “vrapuesve të lirë”. Në këtë kuptim ata meritojnë fjalët më të mira dhe konsideratat më të larta.
Mirëpo pas 25 vitesh diferencimi dhe akumulimi suksesesh e kapitalesh, duket se ka ardhur një moment tjetër. Një moment dhe një situatë ku prioritet apo faktor i bërjes së diferencës nuk del më guximi, por dituria dhe aftësia për t’u përballur me sfidat e reja të realitetit. Një moment, i cili nëse nuk përballohet siç duhet, atëhere ka rrezik të shndërrohet në tretës i të gjitha sukseseve të arritura deri tani.
Pra është një barrë shumë e rëndë. Biznesmenët shqiptarë tashmë janë “kujdestarë” kapitalesh. Çka do të thotë se e gjithë pasuria që kanë ata, me tepër se sa pronë private, është një pasuri kombëtare. Dhe sa më mirë të menaxhohet kjo pronë, ciladoqoftë forma e saj, aq më impakt pozitiv ka ky mirëmenaxhim në treguesit makro dhe mikroekonomikë të vendit. Riprodhimi i këtyre kapitaleve nuk është gjë tjetër veçse shtim i pasurisë kombëtare. Dhe në të kundërt, çdo falimentim nuk është gjë tjetër veçse skontim i pasurisë kombëtare dhe shtim problemesh ekonomike dhe sociale.
Biznesmenët janë subjekte punësues, me detyrën për realizuar edhe progresin social të të punësuarve të tyre. Kjo kërkon avancim treguesish në treg dhe kjo vjen vetëm si rrjedhojë e menaxhimeve të mira dhe efikase.
Biznesmenët shqiptarë kanë destinimin për të qenë subjekte tatimpagues, me detyrimin për të qenë korrekt me shtetin dhe me ligjet. Mirëpo edhe kjo bëhet e mundur nëse drejton e menaxhon me njohuri e zotësi. Kur ambienti konkurues është i tillë, që i vë në pozita të barabarta të gjithë edhe sa i takon këtij aspekti.
Të gjitha këto atribute të biznesmenëve shqiptarë janë të nevojshme për t’u theksuar për të tërhequr vëmëndjen se tashmë kemi arritur në një “stacion” tjetër të zhvillimit ekonomik. Koncentrimi i kapitaleve nga njëra anë dhe “instikti” për t’i “mbirë” ato në trajtën e sipërmarrjeve të suksesshme mbart në vetvete edhe rrezikun e investimeve të gabuara. Janë shumë sinjale që shfaqen në ambientin investitor për të kuptuar se ka ardhur koha e borive të alarmit kundrejt këtij rreziku.
Idetë e biznesit janë akoma të varfëra. Restoranti, distributori i karburantit, pub-i, kafeja, ndërtimi apo ndonjë gjë tjetër përbëjnë maksimumin e “fantazisë” së një kandidat-investitori. Mungojnë studimet e mirëfillta nga ana e shtetit, masterplanet rregullues të tij, që do të pengonin investimet pa efektivitet.
Nga ana tjetër, një kategori biznesmenësh, e dehur nga suksesi në fazën e parë të konkurimit dhe diferencimit, tenton të investojë kapitalet e koncentruar në fusha më të komplikuara, pa asnjë studim paraprak, pa asnjë plan-biznesi racional, por vetëm e vetëm pse një ide e tillë “u është fanepsur në ëndërr”. Atëhere si mund të shpëtohet nga “kurthi” që iu ka ngritur biznesmenëve momenti ku gjendet vendi?
Një fjalë e urtë popullore thotë “qari dhe qederi gjenden afër”. Çka në kushtet e sipërmarrjes së lirë përkthehet se suksesi me dështimin gjenden fare afër njëri-tjetrit, nëse llogaritë bëhen me shkop në rërë dhe jo me laps ekonomisti. Sigurisht, nëpërmjet tërheqjes së vëmëndjes nuk kemi aspak si qëllim dekurajimin e të gjithë atyre personave që kanë kapitale për të investuar. Dëshira është vetëm bërja e një apeli për iniciativa biznesi të bazuara në logjikë racionale e studime serioze.
Në iniciativa të matura, që shkojnë në harmoni me kërkesat e vendit dhe aspak në sipërmarrje që tregojnë për një tru të ngurtë e kokë të fortë. Ç’kuptim ka ndërtimi i qendrave tregtare, kur ka kushedi sa qendra tregtare që kanë falimentuar? Ç’kuptim ka investimi në ndërtim kur ka me mijëra apartamente të pashitur? Ç’kuptim ka investimi në industrinë e materialeve të ndërtimit, në një kohë që edhe kjo ekzistuesja punon me 50% të kapacitetit të saj?
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com