Rreziku i Luftës së Dytë të Ftohtë
nëse ndodh ISIS s’mposhtet kurrë

Rreziku i Luftës së Dytë të Ftohtë<br />nëse ndodh ISIS s’mposhtet kurrë
Bota rrezikohet nga një Luftë e Ftohtë më tepër se nga një Luftë e Tretë Botërore dhe nëse kjo ndodh ISIS do të jetë i pamposhtur.

“Rreziku në dukje i pavërtetë i një Lufte të Tretë Botërore ka arritur tashmë, ndoshta jo ashtu si është parashikuar nëpërmjet përplasjeve ushtarake mes fuqive të mëdha” shkruan Independent.
 
Sipas gazetës britanike rrezik më imediat se Lufta e Tretë Botërore është Lufta e Dytë e Ftohtë. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë lëkundur më shumë se asnjëherë që nga rënia e Murit të Berlinit. Të pasigurta janë edhe marrëdhëniet e Kinës me këto dy shtete.
 
Kur Amerika dhe Rusia nuk mundën të veprojnë së bashku kundrejt kërcënimit të përbashkët nga ISIS sigurisht që ka shumë pak arsye për optimizëm.
 
Në ditët e sotme planeti është përfshirë nga dhuna asimetrike ndërsa bota është përfshirë nga konflikte të shumta.
 
Pyetja që shtrohet është se nëse të gjitha luftërat e vogla që ekzistojnë në këto momente do të agravojnë në një konflikt mes superfuqive që përfshijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë dhe Kinën.

Me shumë gjasa ne ende nuk ndodhemi në situatën më të rrezikshme që prej vitit 1945, por situata paraqitet problematike, e paqëndrueshme dhe e pasigurt.
 
Ka rreth 195 vende në botë, por vetëm për pak prej tyre mund të themi se jetojnë në paqe. Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re, Portugalia, Çekia, Zvicra, Kanadaja, Japonia, Sllovenia dhe Finlanda, të cilësuara si vendet më paqësore janë në minorancë krahasuar me pjesën tjetër të botës, që vuan luftra, konflikte e kryengritje.
 
“Bota është në luftë”, shkruan prestigjiozja britanike. Ajo që Samuel Huntington e ka quajtur “Lufta e qytetërimeve”, para një çerek shekulli nuk është materializuar siç e parashikoi. Tashmë ne kemi këtë seri “lojtarësh” të paparashikueshëm, kaotik dhe të fragmentarizuar që ndryshojnë në potencë dhe madhësi nga SHBA. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor