Siguria ndaj zjarreve në objektet kolektive të banimit mbetet një nga diskutimet më të hapura të kohëve të fundit. Në qarkun e Korçës ka pasur kryesisht raste të objekteve të cilat janë përfshirë Nga flakët si pasojë e rrjetit elektrik, oxhaqeve dhe përdorimit te gazit për gatim dhe ngrohje.
Agjenti Mobilar Gerhard Kreka tregon se pothuajse ne te gjitha ndertimet mungon çertifikimi i rrjetit elektrik.
Nga ana tjetër shihet një rritje e ndergjegjësimit viteve të fundit për të vendosur hidrantë në objektet e reja. Gjithsesi mbetet e panjohur cilësia dhe lloji i polesterolit të përdorur në fasadat e objekteve.
“Në qarkun e Korçës, fasadat e ventiluara nuk përdoren për shkak të disa faktorëve. Në ndërtimet e reja, përdoren sistemet kapot që përbëhen nga polesteroli dhe grafiato. Rrezikshmëria e zjarrit në banesat kolektive ka ardhur nga përdorimi jashtë kritereve i bombolave të gazit, oxhaqet e papastruara, ose sobat. Duhet një kontroll i rreptë ndaj sistemeve elektrike që janë shkak kryesor për zjarrin në banesat private. Ato duhet të kenë një farë kolaudimi apo kontroll më të rreptë” tha Kreka.
Edhe per inxhinierin Gjergji Ilo, ka 2 lloj kolesterolesh, ai i cili fiket vetë dhe tjetri i cili është i djegshëm. Duket se për ndërtuesit polesteroli i djegshëm ul kostot e ndërtimeve, ndërsa po sipas Ilos me këtë lloj polesteroli janë ndërtuar kapanonet industriale, por tek ato nuk ka rrezik për shkak se ajrimi është i izoluar.
“Nëse zbatohen kushtet teknike, nuk ka rrezik zjarri. Termoizolimi i fasadeve kërkon polesterol që shkrihet nga flaka dhe nuk e përçon atë. Ndërtimet e bëra në vitet 2000 janë bërë me polesterol në mes të murit dhe në atë periudhë janë të gjithë me polesterol të djegshëm, por ai është në mes të dy suvave dhe nuk ka rrezikshmëri djegieje. Rrezikshmëri kanë soletat që mbushen me polesterol të djegshëm dhe është rrezik” tha ai.
Komente








