BERAT- Rrezikshmëria e prezencës së shumë municioneve të mbetura që prej Luftës së Dytë Botërore në një fshat të rrethit të Beratit ka bërë që të ndërhyjnë sot Qendra e Asgjësimit të Municioneve.
Alarmi erdhi pak kohë më parë nga banorët e fshatit Otllak, pak kilometra larg qytetit të Beratit, të cilët duke punuar në tokat e tyre u ndëshën me prezencën e predhave. Shqetësimi u bë dhe më i madh në kushtet kur banorët po bënin grumbullimin e tyre me qëllim tregtimin e tyre për skrap.
Nuk kanë munguar rastet dhe në Qarkun e Beratit, ku janë rregjistruar viktima si pasojë e tentativave për çmontimin e predhave me qëllim tregtimin e tyre për skrap.
Në dalje të fshatit Otllak nën një kodër është gjetur një vend grumbullimi me predha, një pjesë e të cilave me diagore të paplasura, të cilat konsiderohen si mjaft të rrezikshme. Municionet dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore ku një pjesë tyre janë nxjerrë në sipërfaqe ditët e fundit, çfarë hedh dyshimet se banorët kanë bërë grumbullimin e tyre për t’i shitur për skrap.
Për të shmangur ngjarjet aksidentale mësohet se Institucioni i Prefektit të Qarkut ka kërkuar ndihmën e ushtrisë.
Ditën e sotme specialistë të Qendrës së Asgjësimit të Municioneve kanë mbërritur në fshatin Otllak dhe kanë nisur nga puna për heqjen e shumë predhave nga zona e banuar dhe më pas do të bëhet asgjësimi i tyre.
Komandanti i kësaj qendre Major Luan Shaba, në një prononcim për median u shpreh se prezenca e predhave është mjaft e rrezikshme për banorët e zonës. Sipas tij puna nisi sot me pastrimin e sipërfaqes mbi tokë ku një sasi predhash me diagore janë hequr dhe më pas do të asgjësohen, ndërkohë që në ditët në vijim ky aksion do të vijojë nën tokë me qëllim që të shmanget gjithë rreziku për banorët e zonës.
(ju.me/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com