Mungesa e dezinsektimeve, pranvera e ngrohtë dhe e thatë duket se ka shtuar rrezikun e pickimeve në Fier.

Mjekët toksikologë tregojnë se pacientë me pickime janë paraqitur që në fillim të muajit prill dhe vijojnë çdo ditë. Sipas mjekut Lulëzim Banushi më të shpeshtat janë pickimet nga "vejusha e zezë."

“Fatkeqësisht janë shtuar shumë gjallesat helmuese që nga insektet dhe zvarranikët që nga vapa janë bërë helmues dhe alergjikë. Kjo vjen edhe nga mungesa e dezinsektimit. Kemi rritje të rasteve dhe rastet klinike janë më të rënda sesa vitet e kaluara. Ata që kanë oborre duhet t’i kontrollojnë sepse janë shtuar insektet dhe gjarpërinjtë. Sidomos për fëmijët e vegjël, duhet kujdes”, tha mjeku.

Mjekët apelojnë për kujdes ndërkohë që u bëjnë thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë pickimet nga insekte apo zvarranikët e ndryshëm, pasi kjo mund të shkaktojë pasoja për jetën.