Tetë mjete lundruese u bllokuan nga policia kufitare gjatë aksionit të fundit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar manovra të rrezikshme për jetën e pushuesve.
Pak para nisjes së sezonit turistik, policia kufitare ka shtuar kontrollet intensive ndaj mjeteve lundruese në zonat bregdetare nga Saranda e deri në Shëngjin për të rritur sigurinë detare dhe zbatimin rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundruese.
Së fundmi, përgjatë vijës bregdetare nga Saranda deri në Shëngjin, Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete lundruese, kryesisht mjete lundrimi për argëtim.
Konkretisht në zonën “Shkëmbi i Kavajës” dhe në Dhërmi, u bllokuan 2 mjete lundruese argëtimi “Jet Ski”, drejtuesit e të cilave cenonin sigurinë e pushuesve për shkak se kryenin manovra të rrezikshme, jashtë perimetrit të përcaktuar për këto mjete.
Ndërsa 6 mjete të tjera, 3 “Jet Ski”, 2 gomone dhe 1 Skaf, u bllokuan pasi u konstatuan duke lundruar në cenim të ligjit dhe rregullave të lundrimit.
Ndëshkohen me masa administrative nga 10 mijë dhe 100 mijë lekë të rinj, drejtuesit e tyre.
“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve dhe krimeve detare, si dhe për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit nga shtetasit që përdorin mjete lundurese. Këto kontrolle, në koordinim me shërbimet e drejtorive vendore të Policisë Durrës dhe Vlorë dhe të komisariateve në varësi të tyre, me objektivin kryesor, garantimin e një sezoni turistik të sigurte”-njofton policia.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
55.4%
-
Kurti
38.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1958
Lajme të tjera
-
Gjendet pas katër muajve 23-vjeçari Arjan Bulku, motra: Kemi frikë nga borxhet e tij
2 Tetor, 18:16
-
Emërime nepotike në Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja punëson djalin e tezes, dhëndrin, krushkën në poste kyçe
26 Shtator, 20:52
-
‘Gjueti’ për peshkatarë të paligjshëm, 2 nën hetim! U kapën në breg të liqenit të Shkodrës
23 Shtator, 15:58
-
EMRAT/ Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe të mëdha toke dhe tre godina, arrestohen 2 persona në Durrës
23 Shtator, 12:50
-
VIDEO/Zjarr në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë, rrezikohen disa shtëpi! Zjarrfikësit në vendngjarje
22 Shtator, 16:59
-
VIDEO/ I dënuar me 10 vite burg se trafikoi të motrën, arrestohet 41-vjeçari në Kavajë
19 Shtator, 10:42
-
Teksa Veliaj fliste në Këshillin Bashkiak, Bashkia e Kavajës kryen edhe një pagesë tjetër për inceneratorin! Hutohen këshilltarët e opozitës
15 Shtator, 19:16
-
Tiranë/ Vrau vëllezit Haxhaliu për borxhin 200 mijë euro, Eduard Kurti kapet pas 11 vitesh tek ish Fusha e Aviacionit! I dënuar me burg përjetë
15 Shtator, 15:28
-
EMRAT/ U kapën duke u shitur drogë turistëve në një festival në Dhërmi, në pranga 1 gjerman dhe 3 shqiptarë nga Kosova (VIDEO)
11 Shtator, 12:35
-
EMRI/ Në kërkim për falsifikim të dokumenteve shkollore, vihet në pranga pas dy vitesh në arrati 42-vjeçari në Muriqan
7 Shtator, 15:56
-
Ndezi zjarr për të djegur mbeturina por u dogjën tokat me të mbjella, një i arrestuar në Kavajë
7 Shtator, 12:22
-
Rrezikuan të mbyteshin në det, policia u vjen në ndihmë 3 pushuesve në Shëngjin dhe Velipojë
6 Shtator, 11:56
Bllokoni krejt se nuk duhen asgja Jet ski
Përgjigju