Krujë/ Digjnin mbetje në furrat e gëlqeres, arrestohen 9 persona, mes tyre i afërmi i ish-deputetit të PD

KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar 9 persona, të cilët kanë rrezikuar shëndetin e banorëve të zonës pasi gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës plastikë, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Në prangat e policisë kanë rënë: Lulian Agiçi 38 vjeç; Mirgen Sheta 37 vjeç; Atdhe Sula 43 vjeç,; Ilir Sula 34 vjeç, Bajram Sula 64 vjeç; Liradin Kraja 61 vjeç; Fatmir Shullazi 47 vjeç; Ilir Babasi 48 vjeç dhe Dalip Islamaj 49 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Bie në sy se mes të arrestuarve është edhe 48-vjeçari Ilir Babasi, i cili është kushëriri i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi. Ilir Babasi ishte pronar i furrës ku po shkonte kamioni me mbetje fasonerie dhe plastike e rrezikshme për t'u djegur.

Ndriçim Babasi

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës të cilët rrezikonin shëndetin ndërsa gjatë kontrollit në mbrëmjen e djeshme është sekuestruar edhe një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie, gati për t'u djegur.

Njoftimi i plotë:

Krujë 

Policia e Krujës operacion kundër ndotjes së mjedisit.

Operacioni për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve.

Arrestohen 9 shtetas, të cilët në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Sekuestrohet një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie.

Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit pasi disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive, goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë .

Si rezultat nga Poliia e Krujës janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;

Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;

• Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;

• Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;

• Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;

• Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;

• Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;

• Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;

• Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar në nenin 201, 25, 22 të Kodit Penal.

Policia e Krujës falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të ligjit duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë