Rrëzimi i avionit Boeing në Ukrainë
Raporti:U qëllua nga jashtë disa herë

UKRAINË - Rreth 2 muaj pas rrëzimit të avionit në Ukrainën lindore hetimet e ekspertëve holandezë kanë dalë në përfundimin që avioni Malaysia Airlines Boeing 777 nuk ka patur asnjë defekt teknik, emergjencë apo gabim nga ana e pilotit, duke theksuar një ‘goditje nga jashtë’ si të vetmen mundësi që ka çuar në rrëzimin e avionit.

Ekspertët thanë se avioni është shkatërruar pasi është goditur nga “objekte të shumta” që shpuan aeroplanin me shpejtësi të madhe teksa fluturonte nga Kuala Lampur mbi Ukrainën Lindore.

Raporti i dhënë nga Bordi i Sigurisë holandeze shtoi se nuk kanë gjetur asnjë provë për gabim teknik apo njerëzor. Malaysia Airlines Boeing 777 u rrëzua në Donetsk më 17 korrik duke lënë të vdekur 298 personat që ishin në bord.
 
Edhe pse ky nuk është raporti përfundimtar, gjetjet janë të rëndësishme, pasi është hetimi i parë i krye, ndërsa një hetim i veçantë penal është duke u kryer në Hagë. Raporti ka rëndësi pasi nuk i atribuon fajin apo përgjegjësinë për rrëzimin asnjërës palë, duke kryer një hetim të pavarur që përjashton shkaqet e brendshme në lidhje me tragjedinë e ndodhur.

Ekspertë nga Britania e Madhe, Gjermania, Australia, Malajzia SHBA, Ukraina dhe Rusia janë angazhuar në zgjidhjen e këtij rasti. Sipas Bordit të Sigurisë raporti i plotë pritet të botohet brenda një viti.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës