Të paktën 40 trupa janë zbuluar në detin Java gjatë kërkimeve për avionin e Air Asia në fluturimin QZ8501 dhe autoritetet e vendit konfirmojnë se trupat u përkasin pasagjerëve të avionit të humbur këtë të diel.

Lajmi bëhet i ditur nga marina Indoneziane, sipas të cilëve trupat janë pikasur gjatë kërkimeve në zonën ku ishin dhe koordinatat e fundit para humbjes së sinjalit të avionit me kullën e vrojtimit.

Avioni i Airbus A320-200 me 162 persona në bord fluturonte nga Surabaya në Indonezi drejt Singaporit, kur humbi sinjalin në mënyrë të mistershme duke u zhdukur nga radarët. Familjarët e pasagjerëve mbetën në pritje gjatë orëve të gjata agonie e vajtimesh mbi fatin e të afërmve të tyre.
 
Operacioni i kërkimit vazhdon ende dhe në të përfshihen avionë dhe anije të shteteve të ndryshme aziatike në ndihmë të Indonezisë dhe në ditën e tretë të kërkimit janë monitoruar mbi 13 zona tokësorë dhe ujore në afërsi të zonës ku fillimisht mendohej se ishte zhdukur avioni.
 
Zyrtarët drejtues të operacionit bënë publike pamjet e 40 trupave të gjetur në det ndërsa pluskonin mbi ujë, duke shkaktuar shok tek familjarët e tyre.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)