TIRANE-Rrëzimi i kapitullit të Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Gjykata Kushtetuese, ka bërë që Policia e Shtetit të shtyjë vënien në zbatim të ligjit organik të kësaj të fundit. Nisja e vënies në zbatim dhe efektet e tjera që sjell ligji, ishin parashikuar të hynin në fuqi me 22 prill të këtij viti.
Në këto rrethana ekspertët dhe juristët e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, pritet që të përgatisin amendimet e reja dhe më pas t’i përcjellin në qeveri dhe në Kuvend.
Burime të Policisë së Shtetit thanë se drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, kishin përgatitur edhe strukturën e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Madje pak kohë përpara rrëzimit të ligjit në Kushtetuese, ishin përgatitur edhe propozimet e oficerëve më të mirë të Policisë, për t’u bërë pjesë e kësaj strukture.
Kjo pritet të bëjë që njerëzit që ishin përgatitur për këtë strukturë, të mos lëvizen nga vendet ku ata kryejnë funksionet e tyre në polici tashmë. Byroja kombëtare e Hetimit, pritej të merrej me procedimet e një kategorie veprash penale që lidheshin kryesisht me luftën kundër drogës dhe trafiqeve dhe krimit të organizuar.
Nisja e vënies në zbatim të Ligjit të ri të Policisë së Shtetit, pritet të kryhet tashmë pa kapitullin që bën fjalë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO