Rrëzimin e dekretit për ndryshimet në Kod Zgjedhor, presidenti Ilir Meta e quan një hap drejt bllokimit të integrimit. I pranishëm në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, të quajtur “Nisma kombëtare për Referendum”, Meta tha se Kushtetuta e Shqipërisë duhet të ndryshojë për të mos lejuar më parlamentin të ndryshojë atë, pa miratimin popullor përmes një referendumi.
Sipas tij dje, kryeministri ftoi shqiptarët më 25 prill në një referendum të jashtëzakonshëm ndërsa u shpreh i bindur se të gjithë do të marrin pjesë.
"Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008 i cili i dha goditje në zemër sistemi parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse dje deputetët refuzuan kërkesën e Be dhe votuan ndryshimet. Rasti më i fundit i shkeljes së kushtetutës e kenoi të freksët, ku ndryshimet e kushtetutës u ndërmorën gjatë imponimit të masave kundër pandemisë. Prej 20 muajsh kemi një parlament monopartiak.
Skemi gjykatë Kushtetuese dhe e keni parë se kujt i intereson kjo. Kur të drejtat e liritë themelore të popullit nuk respektohen nga vetë ata që kanë zgjedhur. Nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referndumin edhe pse është detyrim kushtetues. Çmendet i gjithë procesi ligjvvënës sikur po ndodh këto ditë.
41 ligje ka kthyer presidenti në Kuvend për rishqyrtim. Janë antikushtetuese. Çfarë mund të ketë ndodhur me marrëveshje ndërkombëtare me aktet e këshillit të ministrave. Çfarë po ndodh përditë me veprimet e paligjshme të policisë dhe shtetit kur dhe si do të dëgjihet zëri i popullit. E pamundur të shprehësh me fjalë absudrin e kësaj situate. Prej kohësh biznesi i huaj dhe ai vendas ka frikë të investojë në Shqipëri. Vendimarrjet arbitrare. S'ka asnjë lloj llogaridhënie, mekanizmat gati janë shuar prej 3 vitesh", tha Meta.
Presidenti Ilir Meta i cili më herët u shpreh kundër vendimit të Kuvendit për të rrëzuar dekretin e tij, në një deklaratë të dhënë për media pak më patë ka thënë se fton popullin për një referendum më 25 prill.
"Sot shoqëria civile publikon nismën e saj për referendum dhe pro/ligjin për referendum. Pra, se si të konkretizohet ky detyrim kushtetues, që për dy vite i është mohuar popullit shqiptarë në mënyrën më të pabesë. Dje, kryeministri ftoi shqiptarët më 25 prill në një referendum të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt që gjithë shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin e 25 prillit dhe të gjithë do të votojnë për Shqipërinë në Evropë. Ftoj qytetarët në referendum në 25 prill" , tha Meta.
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Kuvendit që të miratojë nismën e referendumit, të cilën e quan armë në dorë të popullit.
"Tani skemi kuadër ligjor për të bërë të mundur referend. Situata mund të ndryshojë kur populli të marrë në dorë politikanët dhe jo politikanët popullin. Kjo nismë është zgjim i shoqërisë civile sepse është një nismë e madhe.
Në momentin që populli ka të drejtën e referndiumit ata si bëjnë ligje . Shpresoj që ky Kuvend të bëjë një punë të mirë dhe ta miratojë këtë ligj sipas të gjitha përcaktimeve që ju i keni bërë ligjit.
O tani o kurrë. Unë jam i bindur që kjo do ndodhë, në mos çështje pak muajsh ose shumë muajsh. Brenda vitit që vjen e kemi për detyrë të instalojmë këtë ligj", tha Meta.
Presidenti Ilir Meta thotë se Kushtetuta e Shqipërisë duhet të ndryshojë për të mos lejuar më parlamentin të ndryshojë atë, pa miratimin popullor përmes një referendumi.
“Asgjë e mirë, e sigurt, afatgjatë, europiane, nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar ligji për referendum. Dhe pa u bërë një ndryshim në Kushtetutë që Kushtetuta nuk mund të ndryshohet kurrsesi as nga 140 deputetë të ligjshëm, por çdo ndryshim duhet bërë me referendum. Nuk besoj se pas 22 vitesh kemi më arsye t’i besojmë çdo politikani, përfshirë edhe presidentin aktual.
Vetë Kushtetuta jonë u miratua me referendum nga populli. Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, i cili i dha goditje në zemër sistemit parlamentar dhe kjo na çoi nga demokracia parlamentare në demokracinë e kryetarëve. Kjo është arsyeja pse dje 97 copë deputetë refuzuan apelin e BE dhe votuan bllokimin e çeljes së negociatave jo deri më 25 prill, se është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera pas atyre të 25 prillit”, tha Meta i pranishëm në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, të quajtur “Nisma kombëtare për Referendum”.
JE NE HALL O ILIR ,,,KE FRIKE SE DO DENOHESH,,KURSE REFERENDUMET QE NUK I BEN KURRE I KE SA PER TI HEDHUR HI SYVE POPULLIT,,,POR POPULLI I DI PISLLEQET E TUA DHE TE GRUAS TENDE...
PërgjigjuKomplet debil. A nuk jeton ne kete bote ky????????????????????????? Nuk shikon ky se nuk e pjerdh njeri.
PërgjigjuSa te jesh ti ne politike bashke me Salehun integrimi eshte i bllokuar. Perballja jote ne gjykate per zullumet qe ke bere e pershpejton, o hajdut!
PërgjigjuPrandaj i fute nje te dehur dhe kercim me horrat e Xhelal mendjeziut ne Kamze, nga gezimi i bllokimit te integrimit?
PërgjigjuSa mire te ishte ftuar ne kete dreke dhe Kejdi dhembcakallja dhe Klajda surrattepsia dhe t'ja merrnin se bashku pogonishtes. Se mos t'ja hame hakun ajo shalegjata Klajda e qan pogonishten....
O META JE BO MË KEQ SE FERIT JEFKU MEDRESES JE BO TAMAM SI KUQO GJERMANIS O ILIR PORDHA.
PërgjigjuMir ky Mullah Likja se o i markes, po amon m'thoni kush e njef afer ky tedi blushi ço ky si pordha neper brek mbas mullahut???????
PërgjigjuTa futen o Mete ngele si shkerdhate se jo do beje ate jo do beje kete jo do i shperndaje legen ty ste pyet Mona do pjerdhi Rama nga ty, je bere si delenxhi Buthq...e
PërgjigjuKujt i thua pa? Mones? Ajo nuk te degjoi fare dhe e la mandatin.Ketij i pelqen shume te jete presidendi i republikes se bananeve,Ja u beri ne koke shqiptareve,dhe ka guxim e te thote ,nuk isha une.
PërgjigjuIk pi raki e ha plenca o derdimen se nuk je burr shteti ti, ti je spurdhjak o te marrte muti shalet
PërgjigjuO Metmuti hajduti
Përgjigju